Një sapioseksual definohet si "Një person që e sheh inteligjencën si tiparin më atraktiv". Në fakt inteligjenca është me të vërtetë seksi, dhe kjo bazohet në të dhëna shkencore.
Sipas Diana Rabb, Ph. D. në psikologjinë transpersonale: "Truri është organi më i madh seksual. Ata që pranojnë se janë sapioseksual do të thoshin se tërhiqen nga truri dhe janë të prirur të joshen nga pikëpamjet e një personi tjetër. Si paralojë seksuale një sapioseksaul mund të dëshirojë të diskutojë çështje filozofike, politike ose psikologjike, për shkak se kjo e nxit atë seksualisht."Për shembull, le të themi se po lexon një libër për poezinë e errët shqiptare, dhe diksush të afrohet dhe i bën një koment librit. Ky person ka njohuri për ato gjëra që i interesojnë trurit tuaj, kështu që për një sapioseksual, ky është skenari më joshës që mund të imagjinojnë. Ekzistojnë një sërë arsyesh se përse joshemi nga të tjerët, por që të joshesh direkt nga truri i një personi tjetër kjo përbën çudi në shoqërinë tonë.
Por të joshesh nga inteligjenca, është diçka që bën sens.
Tags
psikologji