Ashtu siç dihet, 12 shenjat e horoskopit mund të kategorizohen në 4 elemente: toka, ajri, zjarri dhe uji. Çdo shenjë posedon trajta dhe karakteristika unike, në varësi të elementit që bën pjesë. Sidoqoftë shenjat e të njëjtit element, si zjarri për shembull, shpesh kanë një sërë trajtash të përbashkëta.
Elementet duhet të ekzistojnë të gjitha në mënyrë që bota të jetë e ekujlibruar.
Nëse i shihni këta elemente si vital për ekzistencën tonë, mund të lidheni më thellë me elementin e shenjës suaj. Pavarësisht se çfarë elementi posedoni, përbëni një pjesë shumë të rëndësishme të universit. Kemi nevojë për ujin për qetësi emocionale dhe stabilitet dhe për t'u mbajtur me delikatesë gjatë rrymave të jetës. Na duhet gjithashtu për mbijetesë, pasi uji përbën pjesë të rëndësishme të qelizave tona. Na nevojitet zjarri për të qëndruar ngrohtë e të na japë dritë në mes të skëterrës. Kemi nevojë për ajër që të marrim frymë e të na çojë në destinacionin tjetër. Kemi nevojë për tokën, për të jetuar mbi të, të lidhemi me të e të na ushqejë.Me gjithë këtë informacion në mendje, elementi që përfaqëson shenjën tuaj zodiakale përfaqëson gjithashtu disa elemente kyçe të personalitetit tuaj.
Le të shohim më tej katër elementet, se si lidhen me çdo shenjë dhe çfarë do të thotë kjo për ju.
Shenjat e zjarrit janë: Dashi, Luani dhe Shqigjetari.
Shenjat e zjarrit janë pasionant, energjik dhe guximtarë. Nuk tërhiqen mbrapsht dhe nuk lejojnë asgjë që t'i pengojë. Ndonjëherë mund të bëhen provokues dhe mospërfillës, por thjeshtë duan të ndjekin zemrën e tyre. Kjo qasje i çon ata larg në jetë. Për sa kohë ndjehen mirë me emocionet e tyre, nuk marrin nëpër këmbë të tjerët.
Dashi
Dashi dëshiron të bëjë miq të ri. Kanë shpirt të mirë, pavarësisht se si mund të duken në sipërfaqe. Nëse nuk i njihni, mund të mendoni sikur janë të vetë-qendërzuar, të pakëndshën, që kërkojnë vëmendje. Sidoqoftë, sapo të flisni me ta, do të shihni të vërtetën e tyre, sharmin dhe natyrën miqësore. Kanë një entuzjazëm për jetën që tërheq të tjerët. Nëse bëheni miq me një Dash, përgatituni për të qeshur shumë dhe një sërë aventurash.
Luani
Luani pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes kudo që shkon, dhe kanë konsiderueshëm besim në vetvete. Mund të duken pak egoist, por natyra e tyre e fortë, thjeshtë kërkon që ata të thonë të vërtetën e tyre e të mos tërhiqen mbrapsht. Mund t'i besoni një Luani për çdo gjë. Mund të kalojnë lehtësisht në rolin e lidershipit, nëse asnjë tjetër nuk është i gatshëm. Gjithashtu do ju bëjnë për të qeshur me personalitetin e tyre "sylesh" dhe tërheqës.
Shigjetari
Shigjetari priret të nevrikoset shumë lehtë, dhe është i/e gatshëm të vazhdojë rrugën i/e vetëm pas një argumenti të nxehtë. Nga ana tjetër kanë një sërë cilësishë të mira. Ju pëlqejnë aventurat, kështu që përgatituni të udhëtoni larg me një Shigjetarë. Ju pëlqejnë gjithashtu diskutimet e thella, dhe të vënë në pikëpyetje thuajse çdo gjë në jetë. Shigjetari ka një personalitet kreativ dhe ëndërrimtarë, pavarësisht se mund të duken të thjeshtë në sipërfaqe. Janë të interesuar për të gjitha pyetjet që nuk kanë përgjigje, dhe nuk pushojnë asnjëherë së eksploruari.
Shenjat e Ujit janë: Peshqit, Gaforrja dhe Akrepi
Uji na jep jetë, por në thellësi të oqeanit qëndrojnë një sërë misteresh. Ashtu si uji, njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë një sërë gjërash nën sipërfaqe. Mund të duken të qetë në pamje të parë, por mund të hidhen drejt së panjohurës, dhe do shihni se sa shenja të ujit e bëjnë këtë. Për nga natyra janë sensitiv, përkujdesës dhe empatik. Thjeshtë e ndjejnë aq shumë energjinë nga gjithandej, sa që nuk mund ta kontrollojnë.
U pëlqen koha në vetmi për ripërtëritje dhe shërim, dhe mund të duken pak misteriozë në përshtypjet e para. I mbajnë emocionet thellë në kockat e tyre, dhe vetëm miqtë apo të dashurit mund të "shohin" emocionet e vërteta të tyre. Përdorin intuitën që të udhëhiqen në jetë.
Peshqit
Peshqit kanë një personalitet të shumëfishtë. Në sipërfaqe duken pak si "budallej" dhe të turpshëm, por provojeni që t'i nevrikosni dhe nuk do t'ja shihni kurrë fundin. Nga ana tjetër ju pëlqen socializimi, por kanë nevojë për shumë vetmi që të ripërtërihen. Kumbojnë përmes artit, lojërave dhe çdo gjë kreative dhe imagjinare.
Adaptohen lehtë me ambjentin e tyre, dhe janë miq të mirë që nuk do e braktisin kurrë anën tuaj. Janë misteriozë nga natyra, por mund të hapen nëse ndjehen rehat nën shoqërinë tuaj.
Gaforrja
Gaforrja di si të jetë gjithmonë në vendin e duhur për familjen dhe miqtë. Në vend të parë vendosin njerëzit e dashur, dhe do të shkonin deri në fund të botës me ta. Është shenja më përkujdesëse dhe ushqyese e të gjithave. Janë shumë intuitiv dhe emocional. Ndonjëjerë janë aq të komplikuar, sa që nuk njohin as veten e tyre. Shpesh ndihen të rraskapitur ndërsa përpiqen të gjejnë veten e tyre në këtë botë.
Kanë emocione aq intensive, sa që njëjtë si uji dhe zbatica rrjedhin me ciklin e hënës. Janë shumë të akorduar me natyrën, dhe shpenzojnë shumicën e kohës në vetmi. Kanë një natyrë shumë të paqëndrueshme, por nuk e tregojnë derisa ndjehen rehat me ju. Janë njerëz frymëzues dhe të motivuar, por sidoqoftë ndjekin rrugëne tyre në jetë pavarësisht pengesave. Kumbojnë përmes përpjekjeve inovative, eksploruese, dhe çdo gjë që lidhet me të jetuarit natyrshëm.
Mund të zemërohen shpesh, por nuk zgjat shumë. Është një nga shenjat më të komplikuara të zodiakut, kështu që përpiquni t'i përfytyroni nëse guxoni.
Akrepi
Akrepi është i mirë në ngatërresa, por megjithatë pasionant dhe i dashur. Në fillim duken misteriozë dhe të përmbajtur, por do të hapen në kohën e duhur. Nëse lëndoni një akrep, përgatituni nga një hakmarrje e frikshme.
Ndonjëherë akrepi mund të jetë tolerues dhe jashtë kontrollit ndonjëherë, por u pëlqen që ta jetojnë jetën nga ana e "egër". Nuk i shfaqin lehtë emocionet, dhe mundohen t'i "fusin" thellë. Akrepët i mbajnë afër miqtë dhe familjen, dhe do të bënin të pamundurën që t'i ndihmonin.
Shenjat e tokës janë: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi
Shenjat e tokës janë më të qëndrueshme, besueshme dhe çfarë mund të imagjinohet rreth njerëzve mbi tokë. Nëse keni nevojë për një përgjigje, ata e kanë një. Keni një proble, ata do ta zgjidhin. Mund të mbështeteni tek ta për çdo gjë, dhe nuk do t'ju zhgënjejnë. Kanë mendje të shpejtë, janë mëndjemprehtë, sarkastik, por të dashur gjithsesi. Në sipërfaqe duken të ftohtë dhe të pandjeshëm, por kjo për shkak se përdorin logjikën më shumë se emocionet për t'u lidhur me njerëzit.
Demi
Megjithëse demi është kokëfortë, është gjithashtu i fortë, i besueshëm dhe guximtarë. Demi ka një etikë të fortë pune, dhe nuk do të pushojë derisa të arrijë qëllimin. Kanë shumë frymëzim në jetë, dhe punojnë shumë për të shkuar aty ku duan. Nuk i tregojnë lehtë emocionet, por janë dëgjues të mirë për ata që kanë nevojë për ndihmë. Janë miq të mirë, dhe u pëlqejnë të ndjekin aventurat. Sidoqoftë, nuk përpiqen të ndryshojnë mendjen e tyre. Demi nuk tundet lehtë.
Virgjëresha
Virgjëresha ka një qasje logjike dhe praktike në jetë. Kanë një mënyrë metodike për t'i bërë gjërat, dhe e urrejnë shumë parregullsinë. Janë të prirur të mendojnë së tepërmi për çdo gjë, dhe duan kohë që të marrin një vendim. Sidoqoftë, natyra e tyre vëzhguese dhe pragmatike u mundëson kohë që të bëjnë zgjedhje dhe të mos nxitohen. U pëlqejnë aktivitetet e qeta, por megjithëse janë të ëmbël dhe sharmant, nuk mund të bëhen lehtë miq me të tjerët. Nëse dëshironi të bëheni mik me një Virjgëreshë, duhet patjetër të bëni hapin e parë.
Bricjapi
Po ashtu si Demi, dhe Bricjapi është tejet i dhënë dhe në një kuptim i dehur pas punës. Punojnë jashtëzakonisht shumë për të mbajtur statusin në punë. Kujdesen jashtëzakonisht shumë për imazhin e tyre dhe nuk dëshirojnë që të tjerët t'i shohin në gjendje jo perfekte. Ju pëlqejnë të inspirojnë e të ndihmojnë njerëzit rreth tyre, dhe dë të zgjidhnin shpejt çdo problem. Janë lider të këndshëm, megjithëse ndonjëherë duken të rreptë.
Shenjat e ajrit janë: Ujori, Binjakët dhe Peshorja
Shenjat e ajrit janë të prirura të jenë të ndryshueshme dhe fluturuese, ashtu siç sugjeron edhe ky element. Në një çast janë drejtuar në një drejtim, dhe sekondën tjetër diçka i shtyn në rrugën tjetër. Shenjat e ajrit lejojnë erën t'i marrë kudo që ndjejnë se mund të shkojnë, dhe kanë një qasje të qetë për jetën. Shenjat e ajrit mund të duken të cekët dhe kokëbosh në sipërfaqe, por sapo të njiheni me ta, do të zbuloni më shumë nga shtresat e tyre të fshehura. Sidoqoftë, nuk u pëlqen të bazohen shumë në aspektet emocionale dhe sentimentale të jetës. Jetojnë momentin, duke "njomur" sa më shumë argëtime dhe aventura munden.
Ujori
Ujori mbi të gjitha dëshiron një bashkëbisedim inteligjen me dikë që mund t'i mësojë diçka. U pëlqen të udhëtojnë, drekat elegante dhe gjërat fine në jetë. Sidoqoftë, nuk u pëlqen të shfaqen apo të jenë të dukshëm. U pëlqen të jetojnë me mënyrën dhe me mjetet e tyre dhe do bënin gjithçka për të ndjekur ëndërrën e tyre. Ujori ka një qasje pozivite, mospërfillëse për jetën, dhe i shfrytëzojnë shancet që u dalin përpara. Nuk shpenzojnë shumë kohë të fiksuar në mendimet e tyre; më shumë qëndrojnë të pranishëm për momentin dhe shohin të gjitha bukuritë rreth tyre. Janë human për nga natyra, dhe duan të bëjnë impakt pozitiv në botë.
Janë disi të paparashikueshëm, prandaj është argëtuese të jesh nën shoqërinë e tyre.
Binjakët
Binjakët mund të duken të komplikuar, dhe disa besojnë se vetëm një Binjak tjetër mund t'i njohë. Të njohur si "binjakët", kanë një personalitet të dyfishtë, që ndonjëherë as vetë ata nuk e kuptojnë. Në një çast duken miqësorë dhe të dashur, ndërsa në çastin tjetër të pavarur dhe nxituar. E kanë të vështirë të kuptojnë çfarë kërkojnë në jetë, dhe mund të "dërrmohen" lehtë nga natyra tyre që ndryshon vazhdimisht. Mendojnë në mënyrë pozitive për jetën, dhe nuk u pëlqen të qëndrojnë me ata njerëz që i mërzisin. Mund të flasin për gjithçka, por kanë nevojë për pak kohë në vetmi për të shprehur kreativietin e tyre.
Janë mendjehapur, kuriozë dhe njerëz të këndshëm për t'i pasur pranë. Sidoqoftë, mund të jetë pak e vështirë që të njihen, ndaj nevojitet pak kohë.
Peshorja
Mbi të gjitha, peshorja dashuron balancën dhe drejtësinë. Janë duke ecur vazhdimisht mbi litarin e tendosur, duke u munduar për të mbajtur të ekujlibruar shëndetin e tyre fizik dhe mendorë. Nuk mund të qëndrojnë e të shohin të gjitha padrejtësitë e kësaj bote, dhe ndjejnë përgjegjësi personale për të ndrequr çështjet tona. Peshorja ka nevojë për paqe, kuptim dhe bashkëbisedime të thella qoftë në marrëdhënje apo me miqtë.
Tags
Horoskopi