4 Misteret e mëdha të Historisë që nuk do Zbulohen kurrë

 Ekzistojnë dise mistere historike që mund të mos zbulohen kurrë. Kjo ndodh për një sërë arsyesh të ndryshme dhe komplekse.

Por përgjigjja e shumë pyetjeve që ngrihen me këto mistere i bën gjithnjë e më intriguese. Në këtë kontekst Oculus News po paraqet 4 pyetje historike që mund të mos kenë kurrë një shpjegim përfundimtarë.

1. Qyteti i humbur i Atlantidës

Qyteti i humbur i Atlantidës

 Duke shkruar në shekullin e katërt p. e. s. filozofi grek Platoni tregon një histori rreth një toke të quajtur Atlantida që ekzistonte në Oqeanin Atllantik dhe mendohet se kishte pushtuar një pjesë të mirë të Europës dhe Afrikës në kohët prehistorike. Në këtë histori, athinasit luftojnë kundër Atltaltidës në një konflikt që përfundon me zhdukjen e Atlantidës nën ujë.

Deri tani asnjë studiues serioz nuk beson se kjo histori është tërësisht e vërtetë, disa spekulojnë duke theksuar se kjo legjendë mund të jetë frymëzuar nga ngjarjet në Greqinë e atëhershme. Një mundësi mund të jetë që kjo histori të jetë frymëzuar nga "civilizimi minoan", siç quhej atëherë, i cili lulëzoi atë kohë në ishullin e Kretës deri në shekullin e 14 p. e. s.

2. Kopshtet e varura të Babilonisë


Shkrimtarët e vjetër përshkruajnë një sërë kopshtesh fantastik të ndërtuar në qytetin e lashtë të Babilonisë, në Irakun e sotëm. Nuk është e qartë se ku janë ndërtuar këto kopshte, por disa shkrimtarë u impresionuan aq shumë nga këto kopshte, saqë i cilësuan si "mrekulli e botës". Rreth shekullit 250 Filo o Bizantit shkroi se këto kopshte të varur u përbënin nga bimë të kultivuara në një lartësi mbi nivelin e tokës dhe se rrënjët e këtyre bimëve janë të futura në një tarracë të sipërme dhe jo nën tokë.

Deri tani arkeologët që kanë gërrmuar Babiloninë nuk kanë qenë në gjendje të lokalizojnë mbetjet e këtij kopshti. Kjo shtron pyetjen nëse kanë ekzistuar me të vërtetë këto kopshte.Në vitin 2013, Stephanie Dalley, një studiues në Universitetin e Oksfordit, propozoi në librin e tij se këto kopshte ndodheshin në qytetin Asirian të Ninvevehit. Gjatë dekadave të fundit, Babiloni dhe Ninevehi kanë pësuar dëmtime nga luftërat dhe  grabitjet, dhe duket se ky mister nuk do të zgjidhet kurrë.

3. Kush e vrau Kenedin?

 Kush e vrau Kenedin?

Ky është ndoshta misteri më i madh në historinë e SHBA-ve që nuk do të zbulohet kurrë. Në 22 Nëndorë të vitit 1963, presidenti Xhon Kenedi u godit në Dallas nga HArvey Oswald. Dy ditë pas vrasjes së presidentit, Oswald u godit për vdekje nga Jack Ruby. Ruby vdiq nga kanceri në mushkëri në 3 Janarë të vitit 1967.

Shpjegimi më i pranueshëm është se Oswald vrau Kenedin me vullnet të plotë dhe Ruby vrau Oswaldin me vullnet të plotë po ashtu.

Sidoqoftë ekzistojnë një sërë profesorësh të historisë të cilët nuk bien dakord me këtë shpjegim, të cilët kanë nxjerrë në pah një sërë shpjegimesh alternative.

Pasur parasyshë se të dhëna të reja vështirë të dalin në dritë, një konsensus i gjerë duket se nuk do arrihet kurrë.

4. Varri i Kleopatrës

Varri i Kleopatrës

Shkrimtarë të lashtë pretendojnë se Kleopatra dhe i dashuri i saj, Mark Antoni u varrosën bashkë në të njëjtin varr në vitin 30 p. e. s. Shkrimtari Plutark ka shkruar se varri ndodhej pranë tempullit të Isis, një perëndeshe Egjiptjane, dhe se ishte një varr i lartë dhe i bukur i cili përmbante një thesarë prej floriri, ari, emeraldi, perlash, fildishi dhe abanozi.

Vendodhja e këtij varri mbetet një mister. Në vitin 2010, Zahi Hawass, ish Ministri i gjërave antike të Egjiptit, bëri disa gërmime në një vend pranë Aleksandrisë që sot quhet Taposiris Manga, i cili përmban një sërë varresh që datojnë nga koha e Kleopatrës. Megjithëse u bënë një sërë zbulimesh të rëndësishme arkeologjike, varri i Kleopatrës nuk u zbulua kurrë. Arkeologë të shumtë mendojnë se edhe nëse varri i Kleopatrës do të mbijetonte sot e kësaj dite, mund të jetë grabitur ashpër dhe rrjedhimisht i paidentifikueshëm.
Previous Post Next Post