Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Instituti Amerikan për Kancerin thekson në uebin e tij se "Studimet tregojnë se shumica e kacncereve mund të parandalohen. Tani shkencëtarët vlerësojnë se 70% e kancereve tani janë të parandalueshëm përmes ndryshimeve të vogla në dietë, të stilit të jetesës dhe informacionit." 

Me këtë deklaratë inkurajuese, ky artikull specifikon ndryshimet që duhet të bëjmë në jetën e përditshme, që jo vetëm do të zhvillojmë shëndetin, por që na ndihmon të eleminojmë toksinat që mund të rrisin propabilitetin për zhvillimin e kancerit.

BPA (bisphenol) që gjendet kryesisht tek konservat prej teneqeje
Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Bisphenoli gjendet tek plastika e fortë dhe rrëshirat artificiale dhe përdoret për të veshur konservat ushqimore prej teneqeje. Studimet laboratorike të qelizave dhe tek kafshët e kanë lidhur BPA-në me kancerin, infertilitetin, diabetin dhe obezitetin. Derisa mbi një konservë ushqimore të mos jetë mbishkrimi "nuk përmban BPA", ka shumë të ngjarë që kjo konservë të përmbajë bisphenol (BPA). BPA mund të gjendet edhe në një sërë produktesh plastike dhe përbërësish dental.

Ushqimet e tymosura dhe të konservuara

Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Nitratet dhe nitritet veprojnë si mbrojtës për të parandaluar ushqimin që të mos prishet, dhe i shtyjnë ngjyrë mishit. Kur ushqimi gatuhet, nitratet dhe nitritet kthehen në produkte të tjera si nitrosamines dhe nitrosamides. Këto produkte po shoqërohen gjithnjë e më shumë me rritjen e rastësisjeve të kancerit.

Peshku i kultivuar

Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Sipas Food and Water Watch, peshku i kultivuar përmban nivele të larta të kimikateve ndotës se sa peshku i egër. Për shkak të popullsisë së madhe të peshqve nëpër vaskat e rritjes, peshqit preken më tepër nga sëmundjet, duke bërë kështu që të rritet përdorimi i antibjotikëve. Gjithashtu peshqit e kultivuar preken më kollaj nga morrat, duke bërë kështu që përdorimi i pesticideve të rritet.

Organizmat e modifikuara gjenetikisht (GMOs)
Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

GMOs kanë infiltruar në një nivel alarmant në ushqime tona. Ushqimet me GMOs duhet të shmangen. Shihni mbi amballazhin e ushqimeve që blini për përmbajtjen e GMOs. Për më tepër rreth rrezikut të shëndetit të këtyre përbërësve kliko këtu: http://www.responsibletechnology.org/gmo-education.

Mishi i skarës

Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Gjatë disa tipeve të oksidimit, si djegja e qymyrit apo e drurit, prodhohen disa hidrokarbune aromatike policiklike. Një tjetër problem është kur yndyra e mishit bie mbi zjarr duke krijuar flakërim dhe tym, duke bërë që hidrokaruret të fiksohen tek mishi gjatë gatimit dhe si rrjedhojë duke rritur riskun e ekspozimit ndaj kancerogjeneve.

Vajrat e hidrogjenizuar

Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Vajrat e hidrogjenizuara kanë një strukturë kimike të atillë që parandalon produktin të mos prishet duke i rritur jetëgjatësinë. Shkolla Publike e Harvardit thekson se vajrat e hidrogjenizuar nxisin aktivitet të tepërt të sistemit imunitarë dhe inflamacion duke nxitur sëmundjet e zemrës dhe infaktin në zemër, diabetet dhe sëmundje të ndryshme kronike. Duke qenë se ekstraktohen nga burimi, kimikatet përdoren për të maskuar erën dhe kështu ndryshojnë shijen e vajit.

Mielli i bardhë

Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Gruri i rritur për qëllime komerciale rritet me fungicide. Më tej bimët sprucohen me pesticide. Më pas korret dhe ruhet në amballazhe të veshur me insekticide. Të gjihtë këto përbërës nivelin e toksikimit. Më pas gruri në temperaturë të lartë në aparatura rrotulluese me shpejtësi të lartë. Për zbardhim përdoret oksidi klorit në formën e gazit klorin, gjithashtu ky gaz përdoret edhe për të përshpejtuar procesin e pjekjes. Pra, ajo që ngelet është mielli me një sërë pëbërësish toksik.

Kokoshkat e paketuara e të ngrohura në mikrovalë

Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë

Këto qese përmbajnë sulfonate perflurooctane dhe acid perfluorooctanoic për të parandaluar vajin të njomë qesen. Kur ngrohen, këto kimikate kullojnë mbi kokshka; kur përtypen, shfaqen si kontaminant të gjakut. Këto kokoshka lidhen me tumoret në organet e kafshëve (në mëlçi, pankreas, testikuj dhe gjendrat e qumështit tek minjtë), dhe me rritjen e rastisjes së prostatës tek kopshtarët.

Frutat dhe zarzavatet jo organike
Produktet që shkaktojnë Kancer - që nuk duhen futur në Gojë
Këto fruta dhe zarzavate rriten me pesticide, herbicide dhe rrënjë GMO. Të gjitha janë të rrezikshme për shëndetin duke shkaktuar një sërë kanceresh të ndryshme.

Ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara kanë nivel të lartë të nitrateve, të cilat rrisin rriskut e kancerit në stomak. Ushqimet e përpunuara zakonisht përmbajnë sheqerna, vajra, ngjyrosës, aromatizues dhe një sërë përbërësish të dëmshëm për shëndetin.

Sheqeri pluhur dhe sheqeri normal


Studimet kanë gjetur lidhje mes sheqerit pluhur dhe një sërë sëmundjesh të zemrës, nivelit të lartë të triglicerinës në gjak, obezitetit, ndrydhjen imunitare, artritin dhe një sërë sëmundjesh. Qelizat e kancerit lulëzojnë nga sheqeri i tepërt.

Soda/pijet sportive


Nuk ekziston ndonjë vlerë ushqyese nga të pirit soda apo pije që me demek shërbejnë si rpomovues i energjisë. Këto pije përmbajnë nivel të lartë të fruktozës së shurupit të drithërave, sheqer, bojëra, vajra vegjetal të përpunuar dhe një sërë kimikatesh. Të gjithë këto përbërës i vjedhin trupit mineralet dhe vitaminat e nevojshme, duke bërë që organet të mos punojnë në harmoni duke u ngarkuar, dhe si rezultat shkaktuar një sërë sëmundjesh, përfshirë edhe ato kancerogjene.
Previous Post Next Post