Na këshillojnë shpesh që të shmangim njerëzit toksik, helmues dhe ata që urrejmë, por çfarë të bëjmë kur duhet të komunikojmë me ta në përditshmëri?
Mund të jetë mik dhome apo një bashkëpunëtorë ose koleg, kështu që nuk mund të braktisësh punën apo të kërkosh një vend tjetër për të banuar. Dikush mund të mos të të dojë edhe ty, për shkak se urren personin tjetër. Kjo është bota në të cilën jetojmë, ndaj përse të mos e trajtojmë njëri-tjetrin me më tepër respekt?
Kjo është mënyra më efektive për të thjeshtësuar stilin e jetës dhe reduktuar nivelin e stresit. Asnjëri nuk është perfekt mbi të gjitha.Mos u përpiqni të ndryshoni ata që keni mëri. Ja disa mënyra të mençura për t'u marrë me ta pa dëmtuar ndjenjat dhe identitetin tonë.
1. Prano pikëpamjet e tij apo saj
Thjeshtë për faktin se nuk jeni dakord me idetë e tij nuk do të thotë se ju keni gjithmonë të drejtë. Të shpenzosh orë të tëra duke u treguar atyre se e kanë gabim, kjo nuk është vetën humbje kohe për gjithashtu edhe sjellje vetëshkatërruese.
Të gjithë jemi të ndryshëm. Sa më tepër njerëz, aq më tepër opinione. Edhe nëse nuk e suportoni pikëpamjen e tij, thjeshtë pranoheni. Kjo nuk është dobësi, por tregon nivel të lartë inteligjence.
2. Kuptoni që gjithkush është i vështirë në mënyrën e tij
Nëse keni probleme për të ndërvepruar me një person të caktuar, mendoni gjithashtu për dikë që e ka problem të ndërveprojë me ju. Mosmarrveshjet, konfliktet dhe debatet janë rezultatet e vlerave të ndryshme mes njerëzve.
Mund të mos e kuptoni se përse nuk e doni personin, por kjo nuk do të thotë se është aq i keq sa mendoni. Do të thotë se të dy ju jeni të vështirë në mënyrën tuaj. Keni vlera, opinione dhe besime të ndryshme që pengojnë që ju të dy të shkoni mirë me njëri-tjetrin.
3. Mos vendosni pritshmëri shumë të larta për ta
Kjo zakonisht ndodh në marrëdhënjet dashurore, por duket se është edhe një problem në përditshmëri. Nëse nuk e keni idenë se si të merreni vesh me njerëzit që vërtetë urreni. Mos prisni të sillen, flasin apo mendonë në atë mënyrë që ju do të donit. Ndiheni të zhgënjyer dhe të irrituar kur ata bëjnë ato gjëra që nuk nuk do t'i bënit kurrë?
Kujtoni se ata nuk janë ju. Çdo njëri ka mundësinë ta jetojë jetën e tij si të dojë. Kështu që pushoni së vendosuri pritshmëri shumë të larta ndaj njerëzve që nuk pëlqeni. Thjeshtë pranojini siç janë. Shmangni të diskutuarit e atyre temave që ju e dini se ju irritojnë.
Qoftë një anëtarë i familjes, një koleg apo një komshi, thjeshtë nuk mundeni ti thoni dot lamtumirë. Kultivoni një qëndrim më të mirë ndaj tyre. Ndonjëherë dorëzimi është zgjidhje e mirë, derisa nuk ndikon negativisht në vetëvlerësim.
4. Bëjini të ditur se si ndiheni
Megjithëse është më mirë të qëndroni të qetë në situatat e komplikuara, të folurit është thelbësore gjithashtu. Njerëzit që nuk pëlqeni duhet të dinë që mënyra e tyre e komunikimit, sjellja apo mënyra e tyre ju bën të ndjeheni të nënvlerësuar dhe të parespektuar duke ndikuar kështu në nivelin tuaj të produktivitetit.
5. Fokusohuni në jetën tuaj
Derisa nuk keni mundësi të ndryshoni personin, thjeshtë mos u fokusoni në mënyrën se si ky person e jeton jetën. Keni vlerat tuaja që duhet të zhvilloni gjatë gjithë kohës. Keni gabimet, dështimet, fitoret dhe problemet tuaja. Fokusohuni tek to.
Në vend që të mendoni për sjelljet e pahishme të peronit, fokusohuni në mënyrën se përse ju silleni në atë mënyrë që silleni. Kur jeni të zënë me jetën tuaj, nuk i vini re të tjerët.
Është gjithmonë më mirë për t'u marrë vesh me ata që urrejmë se sa injorimi i tyre.
Shpesh nuk kemi zgjedhje kur vjen puna për njerëzit me të cilët duhet të ndërveprojmë në përditshëmir. Ka të bëjë gjithçka me sjelljen tonë, jo të tyre. Mbani distancën nga njerëzit që ju bëjnë të ndiheni të depresuar apo të inatosur. Kjo nuk do të thotë t'i injoroni.
Thejshtë komunikoni me ta, për shembull, 30 minuta në ditë, dhe jo më shumë. Më e rëndësishmja është të imagjinoni njerëzit të cilëve ju nuk i pëlqeni dhe se si këta njerëz ju tolerojnë ju, kështu qo jetë më e lehtë për ju që të merreni vesh me njerëzit që urreni..
Tags
psikologji