Mendoni se jeni në një marrëdhënje të maturuar? Marrëdhënjet formësohen nga sfidat unike, por ekzistojnë disa gjëra që nuk janë të shëndetshme në një marrëdhënje dhe është e rëndësishme që të shmangen.
Ja një listë të gjërave që femrat e pjekura nuk bëjnë në një marrëdhënje të shëndoshë:
1. Nuk sakrifikojnë marrëdhënje të tjeraShumë njerëz shkëputen nga miqtë gjatë një marrëdhënjeje. Ndërsa kjo është e kuptueshme gjatë "muajit të mjaltit", është shumë e rëndësishme të kuptoni se miqtë dhe familja kanë qenë në jetën tuaj për shumë më shumë se sa partneri juaj. Femrat e maturuara sigurohen që të mbajnë ekujlibrat e distancës me të gjithë njerëzit e dashur të tyre.
2. Nuk harrojnë të falënderojnë partnerin e tyre
Pasi keni qenë në marrëdhënje për njfarë kohe, mund të jetë e lehtë të falënderoni për të gjitha gjërat që kanë bërë për ju. Femrat e maturuara kuptojnë që të ndash jetën me dikë, kjo është një dhurat - kështu që mos harroni të thoni "faleminderit".
3. Kanë pavarësinë e tyre financiare
Pavarësisht se sa i mirë është partneri juaj, t'i dorëzoheni krejtësisht financiarisht atij do të thotë të dorëzoni lirinë. Femrat e maturuara nuk duhet të pyesin partnerët e tyre për çfarë duhet të blejnë - ndjehen krenare dhe të lumtura të jenë të afta të blejnë gjëra me paratë e tyre.
4. Nuk fokusohen tek trajtat e këqija të partnerit të tyre
Femrat e maturuara përpiqen të fokusohen në trajtat më të mira të partnerit të tyre. Fokusohen në gjërat më të mira që partnerët bëjnë dhe thonë, dhe përpiqen të mos e paragjykojnë partnerin për gabimet, por e kuptojnë që të dy kanë të meta.
5. Nuk dorëzohen për ëndërrat e tyre
Femarat e maturuara e kuptojnë se një marrëdhënje e mirë nuk të gërryen - por nxjerr në pah më të mirën e vetes. Një marrëdhënje e mirë të nxit të ndjekësh ëndërrat e tua, dhe një femër e maturuar e di që të ta ketë të vështirë të jetë e lumtur në një marrëdhënje nëse ndalon të ndjekë ëndërrat e saj.
6. Nuk mendojnë se versioni i tyre i lumturisë është më i miri
Femrat e maturuara e kuptojnë se ideja e gjithkujtë në lidhje me lumturinë është e ndryshme. Nëse partneri i tyre e shijon lirinë, ato ja japin atij, nëse shijojnë afeksionin, ato ja apij atij. Më e rëndësishmja është se femrat e maturuara nuk marrin shembuj se si t'i bëjnë partnerët e tyre të lumtur.
7. Vazhdojnë të kenë respekt për veten
Është normale që të ndryshosh paksa gjatë një marrëdhënjeje, por femrat e maturuara nuk lejojnë që marrëdhënja t'ua heqë rrespektin që kanë për veten. Nuk i mundësojnë partnerit të flasin t'u flasin negativisht ose pa përfillje - presin që partneri t'i trajtojë po aq mirë sa çdo njeri në jetën e tyre.
8. Nuk e marrin lehtë një "të dua"
Femrat e maturuara e kuptojnë rëndësinë e këtyre fjalëve, kështu që punojnë shumë për t'i mbajtur speciale këto fjalë, pavarësisht se sa kohë qëndrojnë me partnerin e tyre. Nuk thonë të dua në fund të çdo diskutimi - por e thonë në momente të veçanta, për t'i treguar partnerit se sa shumë e vlerësojnë.
9. Nuk dorëzohen përpara lumturisë së tyre
Femrat e maturuara e kuptojnë rëndësinë e lumturisë së vetes, dhe se kur nuk janë të lumtura në një marrëdhënje, do të thotë se nuk duhet të vazhdojnë më. Janë të ndërgjegjshme se partneri i tyre është pjesë e lumturisë së tyre, dhe duhet të jetë dikush që duhet t'i sjellë lumturi kur ndjehen keq.
10. Nuk e ndjejnë nevojën që të jenë gjithnjë në kontakt me partnerët e tyre
Femrat e maturuara nuk kanë nevojë për kontakt të vazhdueshëm në marrëdhënjet e tyre, pasi kanë jetët e tyre të ngarkuara. Janë mjaftueshëm të sigurta që t'i besojnë partnerit të tyre kur ai nuk është me ta, dhe u duket shpenzim kohe të bëjnë mesazhe pa fund.
11. Nuk lejojnë që partneri i tyre të marrë të gjitha vendimet
Në një marrëdhënje të pjekur të dy partnerët respektojnë njëri-tjetrin. Kjo lidhet që me vendimet e mëdha, si martesa dhe fëmijët, dhe deri tek ato më të vogla, si tek cili restorant do drekojnë sot. Në çdo situatë, respekti duhet të konsiderojë dhe respektojë gjithmonë vendimet tuaja.
12. Nuk heqin dorë nga identiteti i tyre
Kur nisni një marrëdhënje të re, është e rëndësishme të jeni të interesuara tek hobet dhe interesat e partnerit. Mund të jetë interesante që t'i ndani hobet bashkë, por femrat e maturuara nuk lejojnë që të humbin interesin për hohet e tyre. Qëndrojnë njëkohësisht të interesuara tek hobet e tyre dhe të partnerit.
13. Nuk i kanë zët arritjet e partnerit
Femrat e maturuara e kuptojnë që të duash dikë do të thotë të duash që ky person të jetë aq i lumtur sa të jetë e mundshme. E përqafojnë lumturinë e partnerit dhe festojnë arritjet me të, në vend që ta mbajnë mbrapa partnerin për arsye egoiste.
14. Nuk e ndajnë marrëdhënjen e tyre me botën
Femrat e maturuara e kuptojnë vlerën e të mbajturit të marrëdhënjes mes saj dhe partnerit. Nuk u pëlqen ideja që bota të marrë vesh rreth punëve të tyre, kështu që nuk diskutojnë për çështjet e tyre në rrjetet sociale por fokusohen për të komunikuar me partnerin e tyre për të zgjidhur çështjet.
15. Nuk heqin dorë nga hapësira e tyre
Femrat e maturuara e dinë që pavarësisht se sa e rëndësishme është marrëdhënja e tyre, ato kanë akoma kohë që të qëndrojnë vetëm. Femrat e maturuara e vlerësojnë kohën kur janë vetëm dhe kërkojnë vazhdimisht kohë për t'ia dedikuar vetes.