Kur jemi në një marrëdhënje të ndershme, zemra fillon të ndjejë thesaret e paçmueshëm. Nga koha e fëmijërisë kemi qenë të ekspozuar vazhdimisht ndaj përrallave. Vajzat e vogla nisin të besojnë tek dashuria e pashpresë. Djemtë e vegjël lozin me lojëra kalorësisht për të shpëtuar të tjerët. Por çfarë do të thotë një marrëdhënje e ndershme? Mund të duhet të "puthni një sërë bretkockash" për të gjetur "atë", por kur e gjen, do ta kuptoni vërtetë vlerën e mundimit.
Ja 5 gjëra që ndodhin në një marrëdhënje të ndershme:1. Rriteni shpirtërisht dhe emocionalisht
Kur jeni në një marrëdhënje të sinqertë, nisni të mësoni gjëra për veten tuaj përmes partnerit. Rriteni së bashku në shumë aspekte. Pasuroni njëri-tjetrin. Asnjëri nuk detyron tjetrin. Rriteni të dy duke ndryshuar në më të mirën e vetes suaj. Një lidhje e ndershme shton mundësitë e njëri-tjetrit që të rritet. Ndihmoni njëri-tjetrin në karrierë, në prindërim, në shëndet, seksualitet, shpirtërisht dhe në një sërë fushash të jetës. Rriteni si individë, dhe të dy bashkë jeni një skuadër.
2. Jeni vulnerabël, dhe kjo është çlirim
Besimi nënvlerësohet në marrëdhënje. Është një element që lidh marrëdhënjen. Kur besimi nuk ekziston, është vështirë i rikuperueshëm. Vulnerabiliteti mbase është një ngjitës që mban një lidhje të ndershme. Duhet fuqi dhe kurajë të jesh vulnerabël. Duke ia ekspozuar të gjitha njëri-tjetrit, jeni të çliruar nga pritshmëritë, shembujt dhe zhgënjimet. Nuk ekziston exhendë e fshehtë. Mund të tregoni anët e dobta dhe të forta, dhe sërish mund të duheni nga partneri.
Në një marrëdhënje të ndershme nuk ekziston kriticizmi sepse të dy jeni të hapur, çfarëdo që të ndodhë. Kjo bëhet pjesë e atraksionit. Nuk varet nga varësia, por nga admirimi i fuqisë dhe kurajës. Përgjatë kohëve, jeta bëhet një udhëtim sfidash dhe rrethanash të vështira, por të dy mund t'ja dilni.
3. Falni më kollaj
Nuk ekzistojnë marrëdhënejt perfekte, sepse jemi qenie jo perfekte. Do bëjmë gabime. Do kemi ditë të këqija. Do jeni dhe të mos jeni dakord në shumë gjëra, por nuk mbajmë mëri. I lini gjërat mbrapa dhe vazhdoni me çështjen tjetër. Mësoni se të mbash mëri është diçka destruktive, kështu që largoheni nga mëria duke i lënë gjërat të rrjedhin. Falja e konsolidon marrëdhënjen. Mësoni artin për të rënë dakord që të mos bini dakord me njëri-tjetrin.
4. Vlerësimi për veten është në nivelin e duhur
Mund të pranoni pikat e dobta të njëri-tjetrit dhe sërish të duani njëri-tjetrin pa paragjykuar. Kur jemi në një marrëdhënje të ndershme, ndjehemi mirë për veten tonë. Mund ta transformojmë dhe ta transmetojmë dashurinë për veten sepse jemi në një marrëdhënje të qëndrueshme emocionalisht.
5. Mësoni të bashkëpunoni, të bëni kompromise dhe të komunikoni
Në këtë epokë të vetë-promovimit, duket se komunikimi nuk është gjithmonë i disponueshëm. Shumica e njerëzve ekspozohen në rrjete sociale pa ndonjë pendesë në lidhje me ndjenjat e partnerit. Por marrëdhënjet e shëndetshme e kuptojnë dhe i përshtaten njëri-tjetrit. Afirmojnë që partneri të plotësojë nevojat e tij apo saj. Kompromisi është i shëndetshëm, por mund të çojë në kufij të pashëndetshëm ku njëri partner merr vazhdimisht dhe tjetri mbetet vazhdimisht duke dhënë. Bashkëpunimi është diçka nga ku mund të mësoni ndershmërisht se si të ndihmoni njëri-tjetrin. Por pa komunikim, nuk mund të bëhet gjë.
Çelësi në një marrëdhënje të shëndetshme konsiston në bashkëpunim, kompromis dhe komunikim. Marrëdhënjet e ndershme nuk e marrin me të lehtë personin tjetër. Nuk e kërcënojnë njëri-tjetrin. E dinë që të kenë sukses në një marrëdhnje, duhet të japësh e të marrësh në sasi të barabartë. Do ekzistojnë kohë kur njëri duhet të ndihmojë tjetrin që të lartësohet. Komunikimi mundëson që të ndani lirshëm pa u ndjerë të përdorur apo të abuzuar.
Marrëdhënjet e përzemërta dhe të ndershme mësojnë nga njëri-tjetri. Mësojnë perspektiva të reja, ndajnë qëllimet dhe sukseset sepse janë një skuadër. Rriten përmes ndryshimeve. Bëjnë kompromise, ndajnë, ndihmojnë, dhe më e rëndësishmja, mundësojnë strehë të sigurtë për shpirtërat e tyre që të përsosen. Nuk ka gjë më të bukur se sa transparenca e partnerit, i cili është njëkohësisht edhe miku më i mirë./Oculus News
Tags
Marrëdhënje