Shumë njerëz i shohin flokët si refleksion të identitetit të tyre, prandaj nuk përbën çudi fakti se tregu i produkteve të flokëve shkon në mbi 80 miljardë dollarë. Por akoma më çuditës është fakti se sa shumë mund të thonë flokët për shëndetin.
Studiues nga e gjithë bota janë mahnitur nga flokët, ashtu si shumë stilistë me famë botërore. Trikologjia, dega e dermatologjisë që është e fokusuar në studimine flokëve, ka ekzustuar prej më shumë se 100 vjetësh. Sidoqoftë, shkencëtarët janë ata që kanë zbuluar se çfarë thonë flokët për gjendjen e përgjithshme të shëndetit.
Çfarë thonë flokët për shëndetin?Sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë në SHBA-ve, për momentin janë duke u kryer më shumë se 189,000 studime në 190 vende të botës në lidhje me flokët. Këto studime adresojnë një sërë çështjesh që lidhen me flokët.
Nëse po përjetoni një problem anormal me flokët tuaja, ndoshta kjo lidhet me diçka që nuk shkon siç duhet me shëndetin tuaj.
Dehitratimi: Kur flokët duken si të topitura, të thata dhe të brishta, kjo është një shenjë që nuk po konsumoni mjaftueshëm ujë. Mund të jeni të dehitratuar, por nganjëherë flokët e dobta tek femrat mund të shoqërohen me lëkurë të nxehtë dhe djerësitje gjatë natës.
Masat parandaluese:
Sigurohuni që të konsumoni minimalisht 2.7 litra lëngje në ditë, përfshirë frutat dhe supërat.
Testosteron i tepërt: Rritja e flokëve në vende jo të zakonshme është një shenjë plakjeje. Nëse vëreni qime të errëta në pjesën e sipërme të buzëve, ose trashje qimesh tek krahët, kjo është një shenjë e testosteronit të tepërt. Testosteroni i tepërt stimulon qeskëzat në rritjen e qimeve në vende të ndryshme tek meshkujt.
Masat parandaluese: femrat duhet të konsumojnë vetëm 6 lugë sheqer në ditë dhe të ushtrohen rregullisht fizikisht. Është e rëndësishme që të kini parasyshë se këtu vlejnë edhe këto shenja, si periodat jo të rregullta të cilat mund të jenë një shenjë e sindromës policiklike të vezores. Në këto raste kërkoni ndihmën e mjekut.
Ushqimet e gabuara: plakja i ndryshon flokët, i bën më të holla, të topitura the të thyeshme. Por nëse flokët tuaja kanë këto simptoma dhe jeni relativisht të rinj, duhet t'i kushtoni rëndësi dietës. Pavarësisht nga mosha, një dietë e mirë do i ndihmonte padyshim flokët tuaja.
Masat parandaluese: Zarzavatet dhe frutat e freskëta janë shumë të mira për flokët. Ushqimet e përpunuara nuk janë të shëndetshme për flokët. Por mos i shkoni gjërat në ekstrem, pasi nëse eliminoni komplet yndyrnat, flokët tuaja mund të bëhen të dobta dhe pa shkëlqim.
Ushqimet me omega 3 si peshqit dhe avokadot janë shumë të rëndësishme në shëndetin e flokëve.
Stresi: Dermatologët dhe psikiatrët konfirmojnë se rrallimi i flokëve vjen ndodh për shkak të stresit të madh. Këtu mund të përfshihen sëmundjet, vdekja e një njeriu të dashur apo një perudhë e gjatë depresioni.. Normalisht humbja e flokëve ndodh pas një perjudhe mbi 6 mujore pas ngjarjes stresuese. Por lajmi mirë këtu është se flokët nisin të rriten sërish.
Masat parandaluese
- Flini nga 7 në 8 orë gjatë natës
- Ushtrohuni rregullisht fizikisht
- Përfshini proteina dhe hekur në dietën tuaj
- Angazhohuni në aktivitete që çlirojnë stresin
Kështu që kur të shiheni sërish në pasqyrë, vini re me vëmendje flokët dhe lërkurës së kokës, dhe mos harroni të kujdeseni për shëndetin tuaj në tërësi. Përse? Sepse ashtu siç edhe thotë kompania më e madhe e kozmetikës në bëtë, L'oreal: "Sepse e meriton".