Disa njerëz e kanë si dhuratë nga zoti aftësinë për të lexuar të tjerët. Për të tjerë, është diçka që duhet ta ushtrojnë shumë për ta zhvilluar. Ekzistojnë disa faktorë që kontribuojnë në perceptimet tona për të tjerët, dhe duke njohur shkakun për të metat tona në të lexuarit e të tjerëve, kjo do të ndihmonte pa dyshim që për të qenë më të qartë në të ardhmen.
Inteligjenca emocionale është diçka që zhvillohet me kohën. Nëse ju kanë mësuar të mos qani në fëmijëri, apo ju kanë mësuar të mos i reflektoni emocionet me përgjigje të tipit "Nuk kam gjë", atëherë do jeni më pak të prirur për të kuptuar emocionet e të tjerëve, se sa dikush që rritet duke diskutuar për ndjenjat.
David Caruso, psikolog i njohur dhe ekspert i inteligjencës emocionale, thotë se nëse fëmijët mësohen të fshehin ato gjëra që i bëjnë njerëz, kjo mund të ketë efekte katastrofike për ta në të ardhmen e tyre.Gjërat që bëjmë dita-ditës mund të ndikojnë në aftësitë tona për të lexuar të tjerët. Një studim i fundit i publikaur në Computers in Human Bevavior shpjegon se çfarë ndodh kur eliminojmë mediat dhe mjetet me ekran të komunikimit nga jeta jonë dhe i zëvendësojmë ato me lidhje fizike dhe personale:
Ekzistojnë një sërë përcaktuesish në lidhje me bazën e inteligjencës sonë emocionale, dhe se si mund të lexojmë dikë, por si i zhvillojmë ne këto cilësi dhe si i bëjmë takimet personale më informative dhe të suksesshme?
1. Qëndro me mendje të hapur
Mundohuni t'i afroheni çdo ndërveprimi individual në mënyrë sa më objektive të mundeni. Shpesh, kemi pikëpamjet dhe këndvështrimet personale për të tjerët, dhe kjo mund të na mjegullojë logjikën.
Blanca Coobb, ekspert i gjuhës së trupit, thotë:
"Emocionet dhe pëvojat e mëparshme tuaja me një tjetër person mund të ndikojnë në përshtypjet tuaja për të, dhe kjo mund t'ju bëjë që të mos e shihni me objektivitet situatën.
Në vend që të fokusoheni tek veshja e dikujt, ose të pretendoni se aparenca ka lidhje me dashamirësinë ose me djallëzinë e qëllimeve të tij apo asaj, kushtojini vëmendje fjalëve dhe sjelljes së personit.
2. Gjuha e trupit thotë shumë
Nëse do jeni në një gjendje shpirtërore të keqe, mbase nuk do jeni aq të zotë sa të mendoni që mund ta fshihni këtë. Gjuha e trupit jep gjithmonë detaje, nëse dini se çfarë kërkoni.
Ne shfaqim emocione pozitive dhe negative përmes gjuhës së trupit. Ndodhin ndryshime thuajse të paperceptueshme nga çasti në çast kur ndërveprojmë, shpesh pa qenë në dijeni. Kryqëzimi i duarve, drejtimi i këmbëve ndërsa flasim me dikë, kontakti me sy, e qeshura, dhe shfaqje të ndryshme të gjuhës së trupit mund të na thonë një sërë gjërash për ndjenjat tona.
3. Shmangni konfirmimet e parakohshme
Pasi kemi një ide për dikë, do jemi të prirur ta shohim këtë person gjithmonë nga i njëjti këndvështrim. Për shembull, nëse e etiketojmë dikë si "mashtrues", do jemi më të prirur të shohim sjelljet që i korrespondojnë këtij etiketimi, dhe më pak të prirur të vërejmë sjelljet e tjera.
4. Të shkuarën, lëreni të shkuar
Ne njerëzit jemi të pajisur me një kujtesë të paparë. Fatkeqësisht, ne kujtojmë gjëra nga e shkuara që nuk kanë lidhje me të tashmen dhe të ardhmen.
Në vend që t'i mbani me vete për gjatë gjithë jetës suaj emocionet negative, trajtoni çdo çast si diçka të re që duhet përjetuar. Në këtë mënyrë jeta do jetë më e kënaqshme dhe linjat e komunikimit nuk do bllokohen nna informacione pa lidhje.
Duke pasur një kuptim më të thellë për njerëzit, kjo mundëson marrëdhënje më të sinqerta dhe të thella. Për më tepër, zhvillimi i inteligjencës emocionale është një aftësi shumë dobiprurëse për shëndetin, sipas shumë studimeve të kohëve të fundit.
Tags
gjuha e trupit