Një grua është tradhtuar nga dy njerëzit më të shtrenjtë të jetës së saj, nga burri dhe vajza.
Julie King, 47 vjeçare nga Blackpool, Skoci, u trondit tej mase kur mësoi se vetëm disa muaj pasi u martua me Vince Bienvenu, 41 vjeçar, ky i fundit filloi të kishte një lidhje me vajzën e saj, Leanne Taylor.
Lajmi është publikaur gjerësisht në mediat britanike.Taylor, 25 vjeç, e cila është mamaja e një vajze 6 vjeçare, i mbrojti veprimet e saj duke thënë se ishte në depresion ndërsa humbi fëmijën e saj të dytë.
Pas vdekjes së vajzës së saj 8-muajshe, Mia, Teylor e gjen veten gjithnjë e më afër njerkut. Në fillim, Taylor thoshte se Bienvenu i qëndronte pranë për ta mbështetur, por gjërat precipituan në marrëdhënje seksuale.
Më pas Taylor mëson se ishte shtatzënë me njerkun, dhe ishte shumë e lumtur që do lindte një tjetër fëmijë.
Sidoqoftë, King u mërzit së tepërmi nga kjo tradhti dhe i preu lidhjet me burrin dhe vajzën e saj.
Sidoqoftë, së fundi ajo ka vendosur ta falë vajzën e saj, kështu që mund ta ndihmojë të rrisë foshnjën, Nevaeh, që e ka vajzën e burrit dhe të vajzës së saj.
Gjithashtu edhe Bienvenu është pjesë e jetës së vajzës së vogël.
Tags
E çuditshme