32 pyetje që i duhen bërë vetes për ta njohur më shumë


Këto 32 pyetje nuk kanë përgjigje të saktë apo të gabuar sepse ndonjëherë, pyetja e drejtë është vetë përgjigjja.

1. Çfarë moshe dëshironi të kishit, po të mos e dinit se çfarë moshe jeni?
2. Çfarë është më e keqe, të dështosh apo të mos përpiqesh kurrë?
3. Nëse jeta është kaq e shkurtër, përse bëjmë kaq shumë gjëra që nuk pëlqejmë dhe pëlqejmë kaq shumë gjëra që nuk bëjmë?
4. Kur çdo gjë të jetë bërë the thënë, do të donit të thonit më shumë seç keni bërë?
5. Çfarë gjëje do të donit t'i ndryshonit kësaj bote?
6. Nëse lumturia do të qe paraja kombëtare, cila punë do t'ju bënte të pasur?
7. Nëse mesatarja moshore do të ishte 40 vjeç, si do ta jetonit ndryshe jetën?
8. Deri në ç'masë e keni kontrolluar rrugën që ka marrë jeta juaj?
9. Shqetësoheni më shumë për t'i bërë gjërat drejtë, apo për të bërë gjënë e duhur?
10. Nëse do mund t'i ofronit një të sapolinduri një këshillë, cila do ishte?
11. Do të thyenit ligjin për të shpëtuar njeriun e dashur?
12. Çfarë është diçka që bëni ndryshe nga njerëzit e tjerë?
13. Cila është ajo gjë që nuk e keni bërë, por që do ta donit vërtetë ta bënit? Çfarë ju frenon?
14. E shtypni butonin e ashensorit më shumë se një herë? Besoni vërtetë se kjo e bën ashensorin më të shpejtë?
15. Përse je ti, ti?
16. Do të donit të ishit një gjeni i shqetësuar, apo një gazmorë i thjeshtë?
17. Keni qenë ndonjëherë ai lloj miku, të cilin e dëshironi si mik?
18. Çfarë është më keq, kur një mik i mirë largohet, apo kur humbet një mik të mirë para para syve?
19. Është bërë ndonjëherë realitet frika juaj më e madhe?
20. E mbani mend atë kohë, rreth 5 vite më parë kur ishit vërtetë të mërzitur? Ka kjo më kuptim për ju?
21. Cili është kujtimi më i mrekullueshëm i fëmijërisë tuaj? Çfarë e bën të veçantë atë?
22. Është e mundur të njohësh të vërtetë, pa e sfiduar atë më parë?
23. Kur, në të shkuarën e afërt tuaj, jeni ndjerë më pasionant dhe të gjallëlluar?
24. Nëse nuk ja keni arritur akoma, çfarë keni për të humbur?
25. Përse fetë që mbështesin dashurinë, shkaktojnë kaq shumë luftëra?
26. Është e mundur, të dish pa asnjë dyshim, se çfarë është e keqe dhe çfarë është djall?
27. Ndihesh sikur e ke jetuar këtë ditë edhe 100 herë më parë?
28. Nëse do të ishit në dijeni se të gjithë personat që njihni do të vdisnin nesër, kë do vizitonit sot?
29. Cili është ndryshimi i të qenit gjallë dhe të jetuarit vërtetë?
30. Nëse mësojmë nga gabimet tona, përse kemi përherë kaq frikë të bëjmë gabime?
31. Çfarë dashuroni? E keni shprehur me veprime dhe hapur këtë dashuri?
32. Vendimi duhet të merret në këtë moment. Pyetja: Po merrni vendim për veten tuaj, apo po i lini të tjerët të marrin vendim për ju?.
Previous Post Next Post