Ndonjëherë jemi aq të zënë, saqë nuk ndalojmë për një çast, e të shohim dashurinë. Dashuria mund të jetë në një ambjent publik, në kafe apo në punë.
Por ky angazhim që ne e quajmë "jetë", maskon çdo gjë rreth saj, derisa një ditë bëhemi të vetëdijshëm, dhe e shohim.
1. Ky person ju sjell gjëra që ju pëlqeniQoftë një filxhan nga çaji juaj i preferuar apo një listë këngësh në IPOD; person po mundohet t'ju thotë se i kushton vëmendje gjërave që ju pëlqejnë. Kur fillojmë të ndjejmë diçka për dikë, fillojmë të vëmë re detajet e vogla. Nëse dikush ndan momente me ju, buzëqeshje, kafe, dhe çfarë është më e rëndësishme, ky person po mundohet të fitojë zemrën tënde. Ne tërhiqemi nga ata njerëz që kushtojnë vëmendje. Kemi nevojë të ndjehemi të pranuar.
2. Ky person ju bën vazhdimisht komplimente
Ky person ju bën vazhdimisht komplimente, qoftë përmes rrjeteve sociale, e-maileve, apo në person, ky person thotë vazhdimisht gjërat më të mira për ju. Ai apo ajo interesohet për ju dhe për çfarëdo gjëje që bëni. Për këtë person jeni të mrekullueshëm. Ai/ajo ndjen që duhet të shprehet. Fjalët janë mjete të fuqishme për ta bërë romantike tërheqjen. Fjalët përmbajnë frekuenca që na lartësojnë, kur përdoren me dashuri. Nëse konstatoni kur dikush shpreh vazhdimisht admirim për ju përmes fjalëve, duhet të pranoni se ky person po mundohet të fitojë zemrën tuaj. Nëse jeni të ndershëm me veten, mund ta lejoni që të ndodhë.
3. Ky person sinjalizon tërheqje përmes gjuhës së trupit
Qoftë kur kalojnë duart mbi flokë apo kur "veshin" një buzëqeshje konstante, ndonjëherë gjuha e trupit do ju japë të dhëna që dashuria "ndodhet" në ajër. Dr. Albert Scheflen, zbuloi që kur një person hyn në shoqërinë e një personi tjetër të seksit të kundërt, ndodhin disa ndryshime psikologjike. Por kjo nuk ndodh vetëm nga tërheqja prej seksit tjetër. Kur jemi të interesuar për dikë, qëndrimi ynë është më i mirë, qeshim më shumë, sigurohemi që rrobat të jenë në rregull. Duam të fitojmë mbi këtë person përmes joshjes fizike. Duam të sigurohemi që ai apo ajo të dijë se na pëlqen.
4. Ky person sigurohet që të ketë kontaktin me sy
Në një studim të Universitetit të Çikagos, studiuesit gjetën që personi që tërhiqet nga ju e demonstron me mënyrën e vështrimit. Sytë thonë të githa sekretet. Nuk mund ta fshesh të vërtetën ku sheh përmes shpirtit të një personi tjetër. Kontakti me sy është një sfidë e vazhdueshme në shoqërinë tonë. E kemi të vështirë që të shohim njëri-tjetrin. Por kur vjen puna tek tërheqja dhe ngacmimet, kontakti me sy vjen në mënyrë të natyrshme. Dëshiron të sigurohesh që po shihesh dhe po dëgjohesh. Flirtojmë me sytë tanë. Kështu që nëse dikush po sheh vërtetë në sytë tuaj, po bën më të mirën e tij apo saj për të hyrë në zemrën tuaj.
5. Ky person interesohet për hobet dhe kohën e lirë tuaj
Ai/ajo dëshiron të jetë pjesë e këtyre momenteve me ju dhe do të bënte çdo gjë që ju të jini në dijeni, dëshiron të jetë personi me të cilin të ndani pasinet. Edhe nëse interesat tuaja nuk përputhen me të tij apo asaj, sërish do gjejë kohë për hobet tuaja. Kur dikush po përpiqet të fitojë zemrën tuaj, do zbulojë se duke ndarë interesat tuaja është rruga më e lehtë - pa sforcimet e joshjesh seksuale - për të qenë pranë jush.
6. Ky person ju dëgjon me qëllim
Ai jo thjeshtë ju dëgjon, por ju dëgjon me qëllim. Në botën e sotme plot kaos dhe çorientim, të dëgjuarit është bërë një art po zhduket. Kur dikush po mundohet të hyjë në zemrën tuaj, këto çorientime zhduken si me magji. Celulari fiket, kompjuteri fiket. Keni vëmendje eksluzive. E dini kur dikush po përpiqet të ketë vëmendjen tuaj, kur ju jeni gjithçka ky person dëshirojë të dëgjojë. Është e rëndësishme të mos harrojmë se ne ndjejmë përmes shqisave. Shumica e marrëdhënjeve dështojnë se ne e dimë që më parë se çfarë do të thotë personi tjetër pa folur. Pushojmë së dëgjuari. Por, kur është vërtetë i interesuar për ju, duke u përpjekur të ketë vëmendjen tuaj, do bëjë çdo gjë që të dëgjojë çdo fjalë që thoni. Më pas, do jua kujtojnë çfarë keni thënë.
Është diçka e rrallë që të biem në dashuri me personin që duhet të biem në dashuri. Kemi pritshëmir false, që nuk i përshtaten vërtetë dëshirave tona. Kur shihni që një person, qoftë mik apo i huaj, ju dërgon mesazhe të ëmbla, lejojeni veten të hapë zemrën e të tregojë dashurinë e vërtetë. Ndonjëherë ndodh me personin që nuk do t'jua merrte mendja kurrë.
Tags
psikologji