Ekzistojnë arsye të forta se përse tradhtia inkurajohet: Është diçka shumë përçarëse, dhe shumë shoqëri kanë sanksione strikte kundër tradhtisë. Kjo gjë reflektohet në çdo ligj universal të çdo feje: të gjitha fetë kanë interes të veçantë për seksin, dhe sugjerojnë se ku dhe kur duhet kryer. Një nga funksionet më të rëndësishme të feve, siç të gjithë e dimë, është kontrolli i shoqërisë. Meshkujve u ndalohet të jenë të interesuar për një femër e cila është në marrëdhënje me një tjetër mashkull.
Por ekzistojnë arsye të forta biologjike në lidhje me tradhtinë dhe për meshkujt që të angazhohen në marrëdhënje seksuale me një femër të martuar. Është në interesin e meshkujve që të kenë sa më shumë trashëgimtarë të munden, ndërsa femrat janë të interesuara që fëmija të mbrohet nga babai. Ky është një rregull i përgjithshëm, je vetëm për njerëzit. Truri i madh i yni na mundëson të bëjmë ligje shtesë për të dekurajuar këtë tendencë të tradhtisë dhe "piraterisë seksuale", dhe përpunojë masa ndëshkuese qoftë fizike apo sociale, për ata që i thyejnë këto rregulla. Pavarësisht kësaj, ekzistojnë meshkuj që janë në "gjueti" për t'ia marrë femrën një mashkulli tjetër. Këta njihen si "grabiqarë seksual" dhe si burim potencial tradhtie.
Ashtu siç e dimë të gjithë, kufizimet sociale mbi meshkujt për t'i ndaluar të joshin ato femra që janë të martuara apo në një marrëdhënje, nuk janë edhe aq efektive. Dhe sigurisht që grabiqarët seksual ekzistojnë. Kjo do të thotë se ekzistojnë meshkuj që duan t'ia marrin partneren një mashkulli tjetër, pavarësisht rrezikut që lidhet me këtë sjellje.Një studim i fundit mbi trurin nxorri në pah disa informacione interesante. Meshkujve iu treguan 4 fotografi femrash: një femër atraktive me ose pa partner, dhe një femër jo atraktive me ose pa partner. Dhe iu kërkua nëse do të dëshironin të kishin një marrëdhënje romantike me secilën femër. Sigurisht që këta meshkuj rankuan femrat atraktive më shumë se ato jo atraktive, gjithashtu preferuan më tepër femrat pa partnere. Sidoqoftë, disa meshkuj ishin të gatshëm që të kishin marrëdhënje me ato femra që ishin të martuara. Qo do të thotë të angazhohen në tradhti, ose në këtë rast, t'ia marrin femrën një mashkulli tjetër. Këta ishin grabiqarët seksual potencial.
Gjatë këtij studimi truri i meshkujve u skanua. Pjesë të ndryshme të trurit reagonin ndaj aspekteve të ndryshme të studimit. Femrat atraktive aktivizuan atë pjesë të trurit që quhet ventral striatum (kjo pjesë e trurit lidhet me shpërblimin). Por një pjesë tjetër e trurit reagonte kur ekzistonte prezenca e partnerit të femrës - parietal cortex. Kjo pjesë lidhet me vendimarrjen; kështu që truri po reflektonte mbi efektin pengues kur shihte partnerin e femrës, dhe duke u orvatur të marrë një vendim në këtë rast - ndoshta duke respektuar normat sociale që dekurajojnë meshkujt për të joshur femrën e një burri tjetër.
Gjetja më interesante e këtij studimi lidhet me ata që ishin të përgatitur të angazhohen në një marrëdhënje, edhe nëse femra ishte e martuar. Kjo aktivizojë një pjesë tjetër të trurit që quhet orbital-frontal lobe. Kjo pjesë e trurit lidhet me emocionet, kryesisht në rregullimin e emocioneve ose të sjelljeve sociale. Këtu pyetja e madhe është: Mos vallë këta meshkuj kërkojnë femra të lidhura për shkak të mënyrës se si funksionon orbital-frontal lobe i tyre, apo ky reagim ndodh si përgjigje ndaj një mundësie potenciale për t'u angazhuar me një femër? Vetëm studimet e mëtejshme mund ta përcaktojnë, por ka shumë të ngjarë që disa meshkuj të jenë grabiqarë seksualë për shkak të mënyrës se si funksionon truri i tyre, për çfarëdolloj arsyeje. Sigurisht që ky studim nuk na thotë nëse femrat mund të miratojnë sjelljet e këtyre meshkujve. Kjo është një histori krejt tjetër./Psychology/