Për shekuj me rradhë njerëzit kanë vëzhguar yjet, hedhur fall, kanë kërkuar këshilla nga profetët dhe vizionarët për të parashikuar të ardhmen e tyre. Duket sikur të gjithë duan të dinë nëse do mund të realizojnë dëshirat e zemrës së tyre.
Kur gjërat ndodhin për ne, universi dërgon sinjale për të na thënë se gjërat do bëhen të vërteta. Drithërima e mundësisë na përshkon kur marrim sinjale të vogla që na tregojnë se jemi në rrugën e duhur.
Ja 5 shenjat që tregojnë se ëndërra jonë po bëhet e vërtetë:
Kur ju ndodhin gjëra të mira, njerëzit që takoni dalin nga vetja për t'ju ofruar ndihmë, këshilla, apo të venë gjërat në lëvizje për të ndihmuar që ëndërrat tuaja të bëhen realitet. Do ndjeni sikur njerëzit me të cilët bisedoni, e njohim mirë ëndërrën tuaj sekrete.
Do t'i dëgjoni duke thënë gjëra që ju interesojnë dhe që lidhen me mënyrat me të cilat mund të realizoni ëndërrat tuaja. Mbani shënim apo në mendje çfarë thonë, bëni pyetje, dhe dëgjojini me vëmendje fjalët e tyre. Njerëzit që takoni në këto momente do t'ju udhëheqin me mençuri.
2. Ëndërrat tuaja pasqyrojnë se çfarë ndodh me ju gjatë ditës
Ndërsa flemë, shkencëtartë thonë se po përpunojmë problemet dhe po kërkojmë për zgjidhje kreative. Megjithëse mund të duket sikur nuk keni probleme për të zgjidhur, nëse keni një ëndërr që nuk është bërë akoma realitet, keni një lloj problemi për të cilin kërkohet një zgjidhje.
Ndërsa flemë, truri përpiqet të bëjë lidhjet për të na ndihmuar të arrijmë ëndërrën. Sa më të vetëdijshëm të jemi për ëndërrat, aq më mirë për ne që të arrijmë çfarë dëshirojmë
Në enciklobedinë e "Mitologjisë, Magjisë dhe Misticizmit Çifut," autori Geoffrey Dennis shkruan se fjalët e urta çifute të Talmudës thonë se ëndërrat nuk janë një nga 60 profecitë, por mund të parashikojnë të ardhmen.
Në të shkuarën e afërt ëndërrat u klasifikonin sipas tre planeve - shpallja e hyjnisë, pasqyrimet e gjendjes mendore dhe shëndetësore të atij që ëndërron, dhe ëndërrat mantike (që lidhen me profecitë hyjnore). Ëndërrat mantike janë ëndërra profetike ku ai që ëndërron ka një vizion për diçka që më vonë bëhet e vërtetë. Mbani letër dhe laps pranë shtratit për të rregjistruar imazhet në ëndërrat tuaja. Mund ta lexoni më vonë për të parë nëse ju ndihmon për t'i bërë ëndërrat realitet.
3. Filloni të merrni dhurata
Bëni kujdes se çfarë ju ofrojnë njerëzit. Mos dikush ju ka dhuruar një biletë për një event që ai vetë nuk mund ta ndjekë? Mendoni dy herë përpara se të thoni "Jo". Kjo dhuratë nga universi mund t'ju vendosë në vendin e duhur, në çastin e duhur për të takuar personin e duhur që mund t'ju ndihmojë të bëni ëndërrat realitet.
4. Filloni të mos shqetësoheni nga pasiguria
Duke mos e ditur se si do bëhen të vërteta ëndërrat, kjo është pjesa ngacmuese e procesit për t'i bërë ëndërrat të bëhen reale. Kur pushoni së kontrolluari se si ëndërrat tuaja do bëhen realitet, ju i mundësoni universit të gjejë rrugën e tij për të ndihmuar që është e thënë për t'u bërë.
Kur ndjeheni të qetë dhe e pranoni se kaosi i pakontrollueshëm i jetës është pjesë e magjisë, e hapni veten ndaj mundësisë, e cila në fund mund të ndodhë në mënyra të ndryshme.
Për shembull, nëse ndiheni të sigurtë se jeni të destinuar të gjeni dashurinë e vërtetë, fokusohuni tek dashuria si rezultati i fundit, jo tek një person specifik që mendoni se duhet të lidheni me të. Nëse është e thënë që dashuria do t'ju gjejë, do ta bëjë këtë gjë.
5. Gjërat ndjehen të pastra si kristal
Momenti i lumtur i qartësisë ndodh kur dyshimet avullojnë dhe kuptojmë që universi ka vënë diçka në lëvizje për të bërë që ëndërrat të bëhen realitet. Është sikur të ktheheni prapa dhe të shikoni panoramën e madhe, dhe tani e gjitha ka kuptim.
Kur universi po vendos në veprim një plan për të ndihmuar që ëndërrat të bëhen të vërteta, do të jeni të aftë të shihni përse e kishit kaq të vështirë, përse bëtë zgjedhjet që bëtë, dhe përse takuat atë që takuat; e gjitha ndodhi kështu në mënyrë që të përfundoje aty ku je në këtë çast./Oculus News