Sigurisht që përqafojmë shumë. Por kush e vendos se kur përqafimi është i përshtatshëm? Ju ka ndodhur ndonjëherë t'i jeni afruar për të përqafuar një koleg, të njohur apo të saponjohur, dhe ju ka shtyrë për shkak se keni tejkaluar kufijtë? Do të donit të përqafonit dikë, por keni frikë se mos ky përqafim mund të konsiderohet ngacmim seksual?
Është e qartë që mund të përdorim disa udhëzues për të përcaktuar se kur mund të përqafojmë dhe kur duhet të japim duart, apo kur duhet të shmangim prekjet. Në vijim po paraqesim 7 udhëzues empirik për të shmangur sheqetësimet apo për të përqafuar në të tilla raste.
1. Përpiquni të kuptoni gjuhën e trupit të personitDisa njerëz përqafojnë automatikisht pa u menduar dy herë. Nëse jeni një "mbi-përqafues", duhet të bëni një pushim e të testoni gjuhën e trupit të personit tjetër përpara se ta përqafoni. Nëse ai apo ajo qëndron drejtë dhe nuk tregon shenja të përkuljes ndaj jush, ose lejojeni atë ta nisë përqafimin, ose nëse duhet ta prekni, mbajini larg duart.
2. Vendosni se kë dëshironi të përqafoni, por që mund ta marrë për ofendim përqafimin
Në një studim të qëndrimeve ndaj prekjes ndër miq të gjinive të ndryshme (Miller, 2014) u gjet se femrat që nuk ishin në një marrëdhënje heteroseksuale, ishin të prirura që të mos dëshironin t'u përqafonin nga meshkujt. Kështu që mund ta gjeni veten duke u përpjekur të përqafoni një person që nuk është i lidhur. Këtu mosha luan një rol të rëndësishëm...
3. Mendoni për mënyrën më të mirë për të përqafuar
Një grup studiuesish europian të drejtuar nga Isac Sehlstedt (2016) gjetë që të rriturit preknin më tepër se sa të rinjtë. Iu përgjigjnin më pozitivisht pyetjeve të tilla si "Shqetësohem lehtë nëse më përqafon një person të cilin nuk e njoh." Por sidoqoftë ata nuk duket se ishin më të prirur që të nisnin të parët përqafimin, bazuar në reagimin e përgjigjeve të tyre. "Zakonisht kërkoj kontakt fizik me njerëzit përpara se të përqafoj apo pranoj përqafimin." Të rriturit duket se pëlqejnë të prekurën e avashtë dhe të butë. Kështu që nëse jeni duke përqafuar dikë, ka shumë mundësi që të rriturit ta pranojnë më mirë se të rinjtë përqafimin tuaj, por duhet të jetë i butë. Por mos pretendoni se dikush, vetëm për faktin se është më i madh, do ta mirëpresë përqafimin, pasi këtu luajnë rol shumë faktorë të tjerë social dhe kulturorë.
4. Shihni se çfarë bëjnë të tjerët në një situatë të cakutar
Një përqafim i diplomimit mund të përsëritet 50 herë gjatë një ceremonie. Ose mund të përqafoheni në dasma, funerale apo ceremoni të tjera. Por, nëse ju qëllon që të jeni personi i parë në rresht, atëherë ndiqni rregullin e pikës një. Dhe nëse jeni nga mesi i rreshtit, atëherë keni mjaft të dhëna për të vendosur se si të veproni.
5. Bëni kujdes kur përqafoni dikë në vendin e punës
Po të kemi parasyshë shqetësimet e mëdha në lidhje me ngacmimet seksuale, është e mençur që t'i qëndroni larg përqafimeve të kolegëve. Në të shumtën e rasteve, duhet të jene nga ana e mos-dëshirës për të përqafuar, edhe nëse mendoni se do të mirëpritet nga dikush që mendoni se e njihni mirë. Është më mirë ta lini të përqafuarën për evente speciale, si në ndonjë festë apo kur dikush ikën nga puna, por sërish, vetëm nëse duket e pranueshme në kontekstin e vendit të punës.
6. Kuptoni kur kërkohet një përqafim i "strehës së sigurtë"
Një përqafim mund të ndihmojë dikë që është i lënduar emocionalisht, është e ngjashme me përqafimin që një prind i jep fëmijës së tij. Termi "strehë e sigurtë" i referohet aspektit të atij lloj përqafimi, që të bën të ndihesh i përkujdesur dhe i kuptuar. Ky lloj përqafimi mund të jetë më i gjatë në kohë dhe është më mirë t'ja ofroni dikujt që e njihni mjaftueshëm.
7. Përgatituni që ta ktheni përqafimin
Ndoshta nuk jeni një tip që përqafoni, por të tjerët rreth jush janë. Nëse nuk e ktheni përqafimin, mund të perceptoheni si jo miqësorë dhe të rezervuar. Nëse e keni vërtetë bezdi që të përqafoni, keni frikë se mos merni mikrobet e dikujt, apo personi tjetër është i/e djersitur, mendoni një mënyrë të butë për t'ju shmangur përqafimit. Ndërsa persni afrohet tek ju, kthejeni trupin në njërën anë, zgjatni dorën ose ngurtësohuni për një moment për të shmangur kontaktin. Nëse kjo ndodh vazhdimisht, mund të thoni p.sh., "Siç edhe e keni vënë re, nuk jam shumë një 'përqafues". Ata mund ta pranojnë këtë sinqeritet të hidhur, po aq sa edhe një e përqafuar reciproke.
Afeksioni fizik mes njerëzve që interesohen për njëri-tjetrin është përvojë e dëshirueshme dhe e këndshme. Me një nivel të caktuar përqafimi, do jeni në gjendje të gjeni përmbushjen dhe mënyra të logjikshme për të mbajtur lidhje të forta intime apo shoqërore.