Është shumë e vështirë që në përshkrimin e historisë të ruhen të gjitha elementët e kohës ashtu siç kanë qenë. Veç kësaj, rryma interesash të ndryshme kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshojnë elemetë në varësi të interesave apo të sponsorëve të ndryshëm. Në këtë kontekst po paraqesim 4 aspekte nga historia që aktualisht çdo njeri i mendon në mënyrën e gabuar.
1. Piramidat e Gizës në Egjipt në fillim ishin të bardha dhe të shndritshme
Këto struktura madhështore janë dëshmi e gjallë e inxhinierisë së lashtë. Nëse do u kthenim në shekullin kur këto piramida u krijuan, do të shihnim struktura krejt ndryshe. Piramidat ishin të mbuluara me pllaka gurësh gëleqerorë të lëmuar. Pllakat ishin vendosur në atë mënyrë që e gjithë piramida të duket si një strukturë e vetme solide. Përmasat e çdo pllake ishin në gjerësi, gjatësi dhe lartësi ishin rreth 1.5 metër, çdo gurë peshonte rreth 15 ton.
Kur i shohim sot pas tërmetesh, stuhishë ere, luftërash dhe pas një kohe të gjatë, struktura bazë e pllakës duket me vështirësi. Shumë nga këto pllaka të prera e të lëna mënjanë, u bënë pjesë e strukturave të tjera që ishin pranë si Xhami apo ndërtesa të ndryshme.
2. Jezusi nuk ishte i bardhë
Më shumë se gjysma e botës e njeh Jezusin si një burrë të bardhë me sy të shndritshëm, tipare të mprehta të fytyrës, flokë dhe mjekër të gjatë e të pastër dhe lëkurë të bardhë. Jeshua i Nazaretit, njeriu që kristjanët modern i referohen si Jezu Krishti, ishte nga Lindja Mesme. Njerëzit e lindur në Lindjen e Mesme nuk ngjajmë me tiparet se si përshkruhet Yeshua.
Turbullira nisi në Epokën e Rilindjes me artistë-mjeshtër si Da Vinçi, Rafaelo Mikelanxhelo dhe të tjerë ndikues të kohës. Tiparet e tij të bukura Italiane dhe Ballkanase e bënin më të lehtë për kristjanët e Europës që të identifikohen me të. Në kohën e kryqëzatave, ishte në leverdinë e Kishës për të mos ua kujtuar njerëzve origjinën e Yeshuas.
3. Statujat e Greqisë së lashtë ishin shumëngjyrëshe
Artistë të perjudhës së Rilindjes u përpoqën të imitonin stilin grek, dhe kjo jep mjaft të dhëna në lidhje me statujat e mermerit. Por arkeologët kanë gjetur prova në literaturën e Greqisë së lashtë bashkë me ilustrime të vizatimeve të njerëzve se në skulpturat greke u përdornin një sërë ngjyrash të ndryshme dhe të shndritshme.
Koha ka fshirë shumë nga elementet bazik të ngjyrave. Njerëzit u mësuan me të bardhën e thjeshtë, së cilës i referohen si "art grek".
4. Statuja e Lirisë është një version modern i Kolosit të Rodosit
Statuja e Lirisë është modeluar nga inxhinieri frances mbi bazën e modelit të statujës së famshme të Rodosit. Ndërsa Kolosi qëndron në hyrje të Olimpit, Zonja e Lirisë qëndron në hyrje të tokës së lirisë.
Tags
Kuriozitete