3 pasiguritë seksuale që shumica e meshkujve kanë, por nuk i shprehin

Nga Tracey Cox

Kompania "Pfizer" që prodhon viagra, bëri një vëzhgim në vitin 2000 dhe gjeti që rreth 59 përqind e meshkujve italian ishin të pasigurtë për performancën e tyre seksuale, dhe rreth 43 përqind e tyre pranonin se kishin vështirësi gjatë marrëdhënjes. 

Rezultati u bë kryetitull në tërë botën për shkak se italianët lavdërrohen gjerësisht për "burrërrinë", arrogancën e tepruar të tyre dhe egot seksuale.

Ky rezultat nxorri në pah që edhe italianët janë të intimiduar nga seksi, si të gjithë njerëzit.

15 vjet më vonë, përbën çudi fakti se si shumë femra besojnë akoma se meshkujt italianë apo të tjerët janë hamshorë të mirë.

Është shumë e thjeshtë!
Meshkujt mund të jenë po aq vulnerabël, nervozë dhe në agoni sa edhe femrat kur vjen puna për të performuar në shtrat.

1. Sa më shumë dëshiron që seksi të jetë madhështorë, aq më shumë mundohet ta shmangë
Nëse jeni të sigurta për diçka të cilën meshkujt ndjehen të intimiduar - gjoksi, vithet, fytyra, këmbët etj - mund të hasni të kundërtën e këtij problemi që duket si perceptim i përgjithshëm.

Në vend që të marrin iniciativën, shpesh do të duhet ty të veprosh. Nuk po flas për një natë-epshi, ku ai të "gris" rrobat përpara se të shkosh në shtrat.

Por sinqerisht besoj se seksi për atë duhet të thotë shumë që ai të shkojë drejt marrëdhënjes, diçka që mund të jetë më dekurajuese se sa ju.

Përse?

Si fillim ai shqetësohet nëse penisi i tij është mjaftueshëm i madh. Është jashtë, jo i fshehur si pjesët tuaja.

Më pas shqetësohet nëse penisi është i sëmurë, se mos nuk funksionon.

Pra, ne mund të shtiremi me orgazmën, por ai nuk mundet.

Ose çdo gjë mund të funksionojë, por ndodh shumë shpejt.

Ai mund të jetë në gjendje të stimulojë një orgazëm por ti nuk mund të stimulosh një ereksion, pasi ke pasur një.

Dhe e gjitha kjo, përpara se ai të kishte kohë të shqetësohej se çfarë nuk shkon me ju dhe pikat tuaja delikate të trupit.

Supozojmë se ai prek në pikat e gabuara, dhe ju mendoni se është idiot?

Sepse nuk është e udhës të pyesë për udhëzime, apo jo?

Ai është tip! Kjo më çon në pikën tjetër...

2. Ai pret që ju të veproni
Nuk dëshiron ta pranojë por ai pret që ju ta merrni iniciativën. Kërkon udhëzime për t'ju dhuruar kënaqësi, por nuk dëshiron t'ju pyesë se ka frikë apo nuk do të duket si idiot.

Kjo nuk është diçka thjesthë mashkullore, por edhe femrat janë po aq me faj sa edhe meshkujt kur mendojnë se të githë jemi dashnorë të lindur.

Por shoqëria i "hedh" meshkujt në rolin e udhëheqësit.

Sërish, të dy gjinitë e dimë se prej kohësh ai konsiderohet si shtylla familjes, por sërish qëndron pezull, duke pritur për të vepruar sa herë ndihet nën presion.

Ky është moment kur një instruksion sensitiv do vlerësohet së tepërmi nga ai, më shumë seç e kishit menduar.

3. Do të donte të thoshte jo
Si shoqëri, të gjithë mund të pretendojmë se nuk është e vërtetë që çdo femër mbi të 30-tave mendon sikur meshkujt dëshirojnë vetëm një përqafim kur ndihen nën stres, të lodhur, të sëmurë apo vulnerabël.

Meshkujt, njëjtë si femrat, duhet t'i joshësh e ti bësh njëmijë gjëra që ta heqësh nga televizori apo ipad-i në mënyrë që ai të mendojë për t'u angazhuar në marrëdhënje kur ua kërkoni.

Por për disa burra, akoma mendohet si "jo burrërrore" të refuzosh një kërkesë për seks.

Në të vërtetë meshkujt dhe femrat janë më shumë të ngjashëm, se të ndryshëm me njëti-tjetrin.

Sa më shpejt t'i bëni me dije, se ju jeni në dijeni të faktit se ai është një burrë dhe jo një vibrator që nuk pushon pasi e vë në prizë, aq më i qetë dhe i motivuar për seks të mirë do ndihet ai në një marrëdhënje.
Previous Post Next Post