Kur shkojmë në shtëpi me çantat përplot me produkte ushqimore, instikti ynë i natyrshëm është që t'i sistemojmë ato nëpër dollape dhe frigorifer.
Shpesh jemi të programuar që t'i fusim gjërat në frigorifer. Në njëfarë mënyre kjo ka kuptim duke pasur parasyshë që frigoriferi është "dollapi" më i madh i ushqimeve. Në njëfarë mënyre kjo është një gjë e mirë, për shembull, sa më shpejt që të fusim në frigorifer ushqime që prishen shpejt, si dhathin, vezët, mishin etj., aq më mirë.
Por nuk është e thënë që edhe një sërë ushqimesh të tjera të futen në frigorifer. Në fakt nëse këto 10 ushqime që po paraqesim në vijim do të futen në frigorifer, mund të shkaktojnë një sërë efektesh të padëshirueshme: ndryshim i shijes, ndryshim i teksturës, reduktim të freskisë, madje edhe mund të prishen.1. Majlti
Kur mjalti ftohet duke u futur në frigorifer, përbërësit kimik të këtij produkti ndryshojnë, gjë që bënë të ndryshohet krejtësisht cilësia. Pas pak, mjalti nis e kristaliozohet, ngrin dhe trashet. Kështu që mjalti do të vazhdonte të qëndronte i mirë nëse lihet jashtë frigoriferit.
2. Domatet
Kur domatet futen në frigorifer, ekspozohen ndaj ajrit të ftiotë. Kur ajri i ftohtë njom këtë zarzavat, ndalohet procesi i pjekjes. Për më tepër ajri i ftohtë e ndryshon strukturën e domates duke ndryshuar njëkohësisht edhe shijen e saj. Është shumë e thjeshtë, mbajini domatet në habitatin natral të tyre.
3. Hudhrat
Ftohja e hurdhës në frigorifer ia ndryshon shijen dhe shkurton jetën këtij produkti; mund të nxisë mykun dhe reduktojë përdorshmërinë e këtij produkti.
4. Kafja
Shumë njerëz e vendosin kafenë në frigorifer, duke menduar se kështu kafja qëndron e freskët. Por në fakt kjo bën të kundërtë, duke ndryshuar shijen e kafesë prë shkak të kondensimit.
5. Vaji ullirit
I vetmi lloj vaji që mund të vendoset në frigorifer, janë vajrat nga produktet e arrorrëve. Kur vaji i ullirit apo ndonjë lloj vaji tjetër futet në frigorifer, nis e merr një teksturë të trashë dhe jo natyrale. Vaji nis e të bëhet më i errët dhe humb qëndrueshmërinë.
6. Buka
Buka është një produkt që njerëzti parapëlqejnë ta fusin në frigorifer, sidomos në kohët e sotme. Por kjo bën që buka të thahet shpejt, duke bërë që të humbë cilësinë dhe shijen.
7. Borziloku
Borziloku është një bimë e aftë të absorbojë erërat e ambjntit. Kur futet në frigorifer, ndodh pikërisht kjo gjë, duke i dhënë erë borziloku gjithë produkteve që gjenden në frigorifer, gjë që shumë nejrëzve nuk u pëlqen. Ruajeni borzilokun në një kavanoz me ujë të freskët jashtë frigoriferit.
8. Avokado
Kur avokadod blihen të pjekura, nuk përbën problem fakti po të futen në frigorifer e të ngrijnë. Në të kundërt, ajri i ftohtë e pengon avokadon të arrihet. Gjithashtu kini parasyshë që avokadod të ngrihen totalisht, pasi kur një pjesë nuk ekspozohet, bëhet shumë shpejt ngjyrë kafe.
9. Qepët
Është shumë e rëndësishme që qepët të qëndrojnë në një ambjent ku ajri qarkullon. Vendosja e qepëve në frigorifer mund t'i bëjë ato të buta dhe ajri i ftohtë mund të prodhojë myk. Ruajtja e qepëve është e njëjtë me të patateve - mbajini në një vend të errët e të freskët. Gjithashtu, mos bëni gabimin që të ruani së bashku patatet dhe qepët, pasi kjo bën që produktet të prishen më shpejt kur bashkohen.
10. Patatet
Ky është një gabim që e bëjnë shumë njerëz. Niseshteja e patateve konvertohet më shpejt në sheqer kur ekspozohet ndaj një ambjenti të ftohtë. Prandaj, patatet duhet të ruhen në qese letre dhe në vende të errëta. Kjo metodë do ngadalësojë kohën e degjenerimit të patates. Dhe siç përmendëm më sipër, mos ruani në një vend edhe qepët edhe patatet.
Tags
Dieta