Mënyra të Ngrëni që na Sëmurin

Mënyra të Ngrëni që na Sëmurin

Mënyra e të ushqyerit është, ndoshta, faktori kryesorë që ndikon në shëndetin e përgjithshëm.

Shëndeti i dobët që lidhet me të ushqyerin, mund të lidhet me të paktën dy gjëra: mënyra  jo e shëndetshme e të ngrënit dhe konsumimi i ushqimeve të përpunuara. Kjo e fundit mund të mos jetë tërësisht nën kontrollin tonë, por mënyrën e të ushqyerit sigurisht që e kemi nën kontroll. Si fillim duhet të njihni mënyrat e të ngrënit që janë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi.

Ja 5 shenja që mënyra e të ngrënit mund tju sëmurë:

1. Kur ushqeheni me porcione ushqimi mbi masën e sugjeruar
Çdo pjatë, gotë, vilxhan, shishe dhe çdo enë që shërben për ushqim, ka një masë të caktuar, dhe kjo masë është përcaktuar si e mjaftueshme nga përvoja njerëzore qindravjeçare. Kështu që nëse ushqeheni shumë më shumë se sa masa e caktuar, jeni të prirur të sëmureni për shkak të mbingarkesës së trupit me ushqim. Mendojeni metabolizmin e trupit si një furrë djegjeje - pak ushqim dhe zarri shuhet, shumë ushqim dhe zjarri mbytet.

2. Kur ushqeheni ndërkohë që jeni të stresuar
Kjo është një mënyrë e zakontë për njerëzit që të çlirojnë stresin, dhe ushqehen pa u kujdesur aspak se çfarë hanë. Por në fakt studimet tregojnë të kundërtën, se nëse ushqeheni pa kontroll ndërkohë që jeni të stresuar, kjo do ndikonte negativisht në gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe të të shtonte stresin.

3. Kur ushqeheni me ushqime të përpunuara
Çdo lloj ushqimi i përpunuar - sallam, salçiçe, qofte, etj - përmban sasira të konsiderueshme përzierjesh jo të shëndetshme për organizmin si nitrate dhe sodiume. Nitrati minon aftësinë e trupit për të përpunuar sheqerin, si rrjedhojë niveli i sheqerit në gjak shkon në nivele marramendëse. Ndërsa sotdumi ndikon në hipertencion, ose në presionin e lartë të gjakut. Mund të kontribuojë gjithashtu në sëmundjet e zemrës.

4. Kur pini shumë kafe
Shumë nga ne e duam kafen. Por sasia e shumtë e kefes përmban shumë kalori dhe ndikon në akumulinin e ushqimit; kjo lidhet me një sërë efektesh negative shëndetësore.

5. Kur nuk merrni mjaftueshëm sodium
Ta injorosh marrjen e sodiumeve është një ide e keqe. Është shumë e rëndësishme të kontrollohet niveli i marrjes së sodiumit, në mënyrë që të kontrollohet niveli i gjakut dhe një sërë çështjesh që lidhen me shëndetin. Një statistikë shokuese vjen nga SHBA: rreth 50% e amerikanëve marrin më shumë kripë se sa sasia e rekomanduar.

Të ushqyerit shëndetshëm mund të jetë e vështirë në një shoqëri ku qëllon që edhe miellit importohet i një cilësie të fundit dhe pa proteina. Por gjithsesi, zgjidhja është të bëni shumë kujdes e të ushqeheni në mënyrë të ndërgjegjshme, pasi nga kjo varet shëndeti dhe cilësia e jetës suaj.

Të ushqyerit ndërgjegjshëm lidhet me përkujdesjen ndaj vetes.

 Mund të praktikojmë të ushqyerit ndërgjegjshëm duke bërë këto pyetje të thjeshta:

Pse?
Pse duhet të ushqehem me këtë ushqim të veçantë?

Kur?
Kur mendoj për të ngrënë? Kur jam më i prirur të ha ushqime jo të shëndetshme?

Ku?
Për ku është destinuar ky ushqim? A i shërben ky ushqim shëndetit dhe energjive që më nevojiten?

Çfarë?
Çfarë duhet të zgjedh për të ngrënë? Cilat janë zgjedhjet më të shëndetshme të këtyre opsioneve?

Sa?
Sa ushqim duhet të ha? Janë të përshtatshme këto racione me sugjerimet për shëndet të mirë?

Po të ndërmarrim vendimin për të përzgjedhur mënyrën e të ushqyerit në mënyrë të ndërgjegjshme, kemi marrë vendimin për të jetuar me qëllim dhe në mirëqenie.
Previous Post Next Post