Mësuesi i merr Virgjërinë 16 vjeçares në shtratin e së ëmës


 "Nuk isha aktive seksualisht, por mësuesi im më tha se do më trajnonte."

 Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një mësues 33 vjeçarë i ka marrë virgjërinë studentes 16 vjeçare në shtratin e së ëmës.

Vajza këtë histori e ka rrëfyer së fundi para një komisioni disipline, ku thotë se mësuesi e joshte vazhdimisht dhe më pas patën një marrëdhënje seksuale dyvjeçare.

33 vjeçari Lee Lewis, viktima dhe të tjera vajzsa ishin në një ekskursion shkollorë. Vajza, në atë kohë 16 vjeçare, pretendon se gjatë ekskursionit, mësuesi e mori në një shpellë për "puthje pasionante".

Mësuesi i martuar, babai i dy fëmijëve dhe rezervist i ushtrisë së Anglisë, nisi t'i dërgonte mesazhe të papërshtatshme vajzës përmes WhatsApp dhe Facebook, raporton "Daily Mail".

Vajza tha se ata fillimisht u takuan në shtëpinë e saj, ku edhe mësuesi ia mori virgjërinë në shtratin e mamasë së saj.

Lewis, i cili nuk u paraqit pranë komisionit disiplinorë, u shpall i fajshëm për shtatë sjellje të këqija. U përjashtua nga tërësisht nga ushtrimi i detyrës së mësuesit dhe nuk ka të drejtë për të paktën 5 vjet që të aplikojë sërish.
Previous Post Next Post