Dashuria, Dëshira dhe të qenit Lakuriq

Nga Ph. D. Diana Raab


 Kur isha 16 vjeç bëra vizitën time të parë gjinekologjike, të cilën nuk ma bëri një gjinekolog, por doktori i familjes, i cili kishte dhomën e tij të madhe me një tavolinë të madhe nga njëra anë dhe një baknë lëkure nga ana tjetër. Pasi më vizitoi, Dr. Robbins më uli në ndenjësen e pacientit dhe më tha se donte të bisedonte me mua. Ndërsa tymoste çibukun, nisi të vështrojë thellë në sytë e mi. 

Për disa minuta më mësoi në lidhje me nderin e të qenit femër (siç e dinte ai në atë kohë) dhe rëndësisë për t'u kujdesur për trupin. Më tha se mendonte se do të kishte një jetë të lumtur dhe aktive seksuale. Se si e dinte këtë gjë as që nuk e kam idenë. Në fakt ai e dinte që unë lexoja dhe tërhoqi një kopie të "Love and Will" të Rollo May duke më thënë "Konsideroje këtë libër si Biblën tënde. Është plot me informacione të dobishme për ty, për tani dhe për vitet në vazhdim."

E mora librin në shtrat. U përpoqa të lexoj kapitullin e parë por më zuri gjumi me librin hapur mbi kraharor. Kur u zgjova, u përpoqa ta lexoj sërish, por as që nuk e kisha idenë se për çfarë fliste May. E shfletova librin në çdo fletë për të kuptuar, por sërish as që e kisha idenë. Thjeshtë nuk e kisha përjetuar erosin, në mënyrë që ta provoja. E zhgënjyer, e lashë librin mënjanë. Disa vite më vonë, e hapa sërish pasi kisha lexuar librin e May "The Courage to Create" (Guximi për të krijuar), i cili qëndronte pranë "Love & Will" (Dashuri dhe dëshirë). Besoj se isha mjaftueshëm e maturuar për të vlerësuar mençurinë në këtë punë. Në disa paragrafe mund të lexosh si tituj "Paradokset e seksit dhe dashurisë", "Erosi në konflikt me seksin," Dashuria dhe vdekja", "Dashuria dhe djalli," "Djallëzorja në dialog", "Dëshira në krizë", "Dëshira dhe vullneti", "Marrëdhënjet e dashurisë dhe vullnetit" dhe "Kuptimi i kujdesit".

Në vija të trasha libri tregon se "erosi" është forca e jetës që udhëheq vullnetin tonë në drejt potencialit më të lartë njerëzorë. Erosi, një term që përdores si sinonim për seksin, është një gjendje që na frymëzon të kapërcejmë atë çfarë na shonin sytë. Shumë njerëz e ngatërrojnë erosin me seksin, por këto koncepte janë krejtësisht të ndryshme. "Ndërsa seksi është një ritëm stimujsh dhe reagimesh, erosi është një gjendje e të qënit...erosi është të dëshiruarit, dëshirim, një përpjekje e përjetshme për arritje, dëshirë për t'u zgjeruar. Dhe nga ana tjetër nënkupton një zgjedhje dhe kapacitetin për t'u organizuar në një drejtim të caktuar, drejt një qëllimi të caktuar. Kjo është krejt e ndryshme nga dëshira, e cila lidhet me mundësinë që diçka mund të ndodhë.

Në parathënien e librit, May i qëndron mendimit që dashuria dhe dëshira janë të ndërvarura. Thotë se detyra jonë si njerëz është të bashkojmë dashurinë dhe dëshirën në nivelin e koshiencës. Duke e rilexuar librin në këtë moshë, jam në gjendje të identifikoj forcat e erosit dhe të dashurisë në jetët e shkuara dhe atë të tashme, dhe shoh rëndësinë e integrimit të anës së errët time me këto forca.

Nuk kam menduar prej vitesh për komentet e Dr. Robbin, por tani, pas më shumë se 40 vitesh, jam mrekulluar nga fjalët e tij të mençura.
Previous Post Next Post