Burgoset Maniaku Seksual i Liqenit Artificial - Tmerri i Femrave


Gjykata e Tiranes ka denuar me 8 muaj burg nje 58vjecar. qe ishte kthyer ne “tmerr” për femrat qe dilnin nga Liqeni Artificial pasditeve te qershorit te 2015s. I pandehuri Arian B. u kallezua nga dy shtetase. te cilat pohuan se ne tri raste ai u kishte dale para ne zonen e Liqenit. duke ulur pantallonat para tyre. Sipas tyre, ai edhe kishte tentuar t’u afrohej ne nje kohe qe mbante te zbuluar organin e tij gjenital.

Ne vendimin gjyqesor te shpallur pak dite me pare, i pandehuri Arian u fajesua per akuzen e “prishjes se qetesise publike'’. I pandehuri ka mbajtur qendrim mohues ndaj akuzes si gjate hetimeve. ashtu edhe gjate gjykimit. shkruan panorama. Referuar vendimit te Gjykates. i pandehuri u kallezua pasditen e 16 qershorit 2015 nga dy shtetaset M.B. dhe D.F. Ato kane kallezuar se rreth ores 17:30 te kesaj dite, kane dale me njera-tjetren nga kodrat e Liqenit Artificial per te bere vrap. Ndersa ato po benin ecje te lire, ne afersi te vendit te quajtur “Varrezat” u ka dale nga nje shkurre i pandehuri. i cili ka qene i veshur me pantallona te shkurtra te bardha. Ne krahe mbante nje cante dhe ne dore kishte disa rroba.
Sipas kallezueseve. i pandehuri ne menyre te perseritur ka ulur dhe ngritur pantallonat duke u treguar kallezueseve organin gjenital. te cilin e levizte me dore. duke ecur ne drejtim te tyre. Njera nga vajzat i ka thene se do te lajmeronte organet e policise, por ai u ka thene “lajmerojeni” dhe u ka kerkuar te afroheshin tek ai. Dy kallezueset kane pohuar se ne kete moment jane larguar me vrap dhe pasi kane vrapuar disa metra dhe kane pare qe ai po i ndiqte nga pas. Ato kane vazhduar levizjen e tyre te shpejte drejt shkolles “W...” dhe kane kerkuar ndihme në numrin 129.

Pasi kane shkuar sherbimet e policise. ata jane kthyer bashke dhe kallezueset kane pare te pandehurin qe kishte nderruar pantallonat dhe kishte veshur nje pale pantallona te shkurtra ngjyre blu dhe po bente stervitje prane Kishes Katolike. Kallezueset kane deklaruar se i pandehuri ka kryer veprime te tilla edhe ne dy raste te meparshme. perpara 10 ditesh dhe perpara nje jave nga ngjarja e kallezuar. D.F. ka deklaruar se per rastin e ndodhur nje jave pare ka vene ne dijeni edhe te emen. e cila i ka thene se nese perseritej situata te njoftonte policine..
Previous Post Next Post