Shkenca mund të shpjegojë shumë gjëra. Metodat shkencore kanë kontribuar në zbulimet më të bujshme që njerëzimi ka bërë. Por gjithsesi ekzistojnë shumë gjëra ku qoftë edhe mendja më e ndritur shkencore nuk mund të japë një shpjegim të arsyeshëm.
Ja 5 njerëz me aftësi mbinjerëzore të pashjegueshme shkencërisht:
1. Uri Geller: Psikokinesis"Psikokinesis" është aftësia për të manupuluar objektet pa absolutisht asnjë ndërhyrje fizike. Uri Geller, psikik izraelit, është i njohur për aftësitë e tij të përkuljes së lugëve, lëvizjes së objekteve dhe zbulimit të detajeve të objekteve që nuk mund të shihen.
2. Isao Machii: Reflekse mbinjerëzore
Isao Machii është një mjeshtër japonez i "laido" - mjeshtër i përdorimit të shpatave tradicionale samurai. Shumë japonezë rezervohen jashtëzakonisht kur bëhet fjalë për mjeshtërin.
Por gjithsesi, Isao Machii ka thyer një sërë rekordesh botërore "Guinness" për aftësitë e ti me shpatën. Disa nga këto çmime përfshijnë: prerjet më të shumta me shpatë në një minut në botë, dhe prerja e një topi tenisi që lëviz me një shpejtësi prej 820 kilometrash në orë dhe pritja e plumbit të pistoletës me ajër me shpatë samurai.
3. Stephen Wiltshire: Memoria fotografike
Stephen Wiltshire nuk është vetëm një artist arkitekt, por një mendje e jashtëzakonshme.
Stephen Wiltshire ka aftësi të brendshme që të shohë një objekt në një kohë të shkrutër e ta vizatojë atë në çdo detaj.
Në moshën 3 vjeçare ai u diagnostikua me autizëm. Në po të njëjtin vit babai i tij vdiq tragjikisht në një aksident me motorçikletë. Por fatmirësisht pjesa tjetër e botës pati fatin të shohë punët e jashtëzakonshme të Wiltshire.
Puna e tij më e madhe është një skicë në Tokio, e cila arrin një gjatësi prej 9 metrash - për të kryer këtë punë, iu desh vetë një shëtitje 15 minutëshe me helikopter.
4. Kevin Richardson: Psherëtimë luani
Kevin Richardson, një adhurues kafshësh nga Afrika e Jugut, ka një aftësi të lindur për të komunikuar me një sërë kafshësh të ndryshme.
Richardson ia atribuon aftësitë e mbinjerëzore të tij marrëdhënjes të ndërtuar mbi dashurinë, respektin dhe durimin. Shpesh ai i refuzon rregullat tradicionale duke u mbështetur vetëm në intuitën dhe përvojën e tij personale.
"Një luan nuk është pronë, por një qenie me ndjenja, kështu që duhet të bësh kujdes e të zhvillosh një lidhje me të, si në çdo marrëdhënje."
5. Veronica Seider: Shkim me syrin e shqiponjës
Seider, një dentiste gjermane, nuk i kishte zbuluar aftësitë e saj mbinjerëzore deri në moshën 21 vjeçare, kur u zbuluan nga universiteti që ndiqte.
Për të kuptuar shikimin e pabesueshëm të Seider, duhet ta krahasojmë me shikim mesatarë të njeriut.
Sytë e njeriut kanë një mbrehtësi vizuale prej 20/20, ndërsa Seider e ka 20/2.
Me pak fjalë, shikimi i Seider është 20 herë më i mprehtë se i një njeriu normal. Po ta marrim nga ana biologjike, kjo është e pamudur. Por ajo ka bërë një sërë testesh duke konfirmuar kështu aftësitë e saj mbinjerëzore të shikimit.
Tags
Kuriozitete