Dikush mund të thotë se nuk mund të gjykohet një libër nga kopertina...por në këtë rast, në fakt është e mundur që një mashkull të gjykohet nga veprimet e tij. Ekzistojnë detaje të imta të jetës së përditshme që ju thonë se si do të jetë në shtrat, dhe pak nga kjo lidhet me të prekurën fizike.
Mënyra se si ju trajton në dritën e diellit, është një sinjal që tregon se si do ju trajtonte në errësirë, kështu që kushtojini vëmendje veprimeve të tij kur pini një kafe apo gjatë një pushimi. Në fakt, disa meshkuj mundohen që mungesën a aftësive të tyra ta mbulojnë me fjalë të mëdha dhe gjeste të ekzagjeruara.
1. Është i sjellshëm, bujar dhe i maturPër fillestaret, a është i çiltërt dhe një njeri i mirë? A mendon për ju, në vend që të mendojë vetëm për veten e tij, vepron sipas mendjes së tij për t'ju bërë të ndiheni shkëlqeyeshëm? Kjo përkthehet bukuri në shtrat. Aftësia për të mos qenë egoist, është një trajtë që vështirë se mund të zbulohet në jetën reale të një çasti "gjuajtjeje", por me kohën mund të zbulohet, nëse u jepet mundësia.
2. Dëgjues i mirë
A ju dëgjon? Kjo është e rëndësishme sepse do të thotë se është realisht i interesuar për ju. Të të dëgjojë në dhomën e gjumit do të bënte ndryshimin mes pikës së duhur dhe asaj të gabuar. Kur i thoni "djathtas", a e zbaton ai këtë? Apo vazhdon të bëjë atë çfarë është duke bërë? Nëse nuk është dëgjues i mirë, e tëra do rezultonte në frustrim.
3. Puthës fantastik
Puthja është shpirti seksit. Lidhet me faktin kur kimikatet tuaja bashkohen dhe tregon nëse janë të përshtatshme apo jo. Një puthje pasionante do çonte të sigurtë në dhomën e gjumit, ndërsa një puthje miqësore do bënte të hamendësonit nëse ka gjë tjetër. Mënyra se si lëviz buzët, sa e përdor gjuhën, dhe butësia me të cilën e suporton situatën, është një hyrje e sigurtë tek shumë gjëra që dhurojnë kënaqësi.
4. Krekosësi
Lidhet më mënyrën e të ecurës. Mënyra se si e trajton veten flet shumë për klasin e tij. Është bredhës? Qëndron me trupin drejtë? Vini re mënyrën se si ecën dhe lëviz, është sharmant? Nëse një mashkull di si të trajtojë veten e tij, është e sigurtë që edhe në dhomën e gjumit krokosja e çdo veprimi të tij do jetë në nivele optimale.
5. Kontakti me sy
Edhe nëse është i drojtur, kontakti me sy nuk duhet lënë mënjanë. Sytë janë dritarja e shpirtit, kështu që do kishte kuptim të shihnit në sytë e tij e të zbulonit idetë dhe qëllimet e mire, dhe kapacitetet. Çdo kontakt me sy është çelësi për ta mbajtur zjarrin ndezur, është e vështirë të biesh në dashuri pa "lidhjen elektrike" të kontaktit me sy.
6. Është kërcimtarë i mirë
Kërcen mirë? E ka atë ritmin elegant, joshës dhe seksi që ju tërheq t' bashkoheni? Akoma nuk dihet ekzaktësisht nëse seksi është thjeshtë një kërcim poshtë mbulesave? Shihni lëvizjet e tij, dashurojini ato dhe lëvizni me të.
7. Si e konsumon ushqimin
Ashtu se një djalë sheh një vajzë se si konsumon një hamburger, të shohsë se si një djalë i përdor gishtërinjtë kur mban ushqimin, është një marifet që tregon se çfarë ka për të ofruar. Në fillim mund të duket çak e çuditshme që seksi dhe ushqimi kanë shumë të përbashkëta, por lërini buzët e tij të flasin dhe shihni çfarë mund të mësoni nga lëvizjet e tij delikate. Krahë pule? Akullore me krem qumështi? Faleminderit?
8. Ku i vendos duart ndërsa ju puth
Kur ju puth dhe gjunjtë fillojnë t'ju dridhen, stomaku ju shpon, truri ju gumëzhin...i ngërthen menjëherë të pasmet tuaja? SHENJË e KEQE. Një mashkull i vërtetë ka kohën e tij. Do fillojë me legenin tuaj, ndoshta poshtë kurrizit,ju mban në një mënyrë sikur nuk është aty vetëm për seks. Ndoshta mund t'ju përkëdhelë prapa qafës ose t'ju godasë lehtas në faqe. Ajo çfarë bëjnë duart e tij tregojnë mbarëvajtjen e mëtejshme në shtrat.
9. Aktiv
Është aktiv? Merret me sport? Vrapon dhe a çliron energji të mjaftueshme me një shpërthim të vetëm? Mund të vështroni se ku shkon...qëndrueshmëria është vital për një jetë të shëndetshme seksuale. Vështrojeni si është në fushën e lojës apo kudo që shkon. Kjo është një sinjal që tregon çfarë vjen më pas. Jepini mundësi të garojë me energjinë. Praktika është perfekte për të përftuar sinjalet e duhura.
10. I fortë dhe elastik
Nuk është e nevojshme të jetë një body duilder apo të bëjë palestër përditë që të jetë i fortë, dhe as të jetë mjeshtër i jogas. Por sidoqoftë, kur fuqia dhe fleksibiliteti bashkohen, mund të hapin një sërë mundësishë të reja për shtratin, që të jetë i gjallë. Nuk është e thënë që t'ju ngrejë peshë për të parë sa i fortë është, por një ngritje e lehtë e juaja mund të përbëjë mundësi për pozicione marramendëse.
11. Ka besim në veten e tij
Besimi në vetvete dhe kryelartësia janë dy gjëra të ndryshme dhe përgjithësisht lidhen me dy eksperienca kretësisht të ndryshme. Një djalë kryelartë ka të ngjarë të jetë egoist dhe pak shanse ka që të jetë i aftë të dhurojë një natë të kënaqshme. Një mashkull me besim në vetvete do jetë në gjendje të konfirmojë veten e tij në të gjitha situatat dhe vendet e duhura, dhe është aftësia e tij që i jep fuqinë ta bëjë një gjë të tillë, jo egoja e tij.
12. I butë me duart e tij
Mund t'i vendosë duart në vendin e duhur, por, si ndjeheni? Është pak i fortë ngërthimi i tij? Përkëdheljet e tij, mos duken si gomë. Disa njerëz e duan të ashpër, por duart e buta janë një shenjë që tregon synimet e tij. Kur i vendos duart në të pasmet tuaja, një shtrëngim fare i lehtë do ju tregojë gjithçka çfarë dëshironi.