Myftiu i Novi Pazarit, Zukorliç: Jam Shqiptar me Prejardhje

Myftiu i Novi Pazarit: Jam Shqiptar me Prejardhje

  •  Myftiu i Novi Pazarit, Muamer Zukorliç – ndërsa flet për asmilimin e shqiptarëve në Sanxhak e më gjërë, e pranon se vetë ai është me prejardhje shqiptare.


“Fakt është se edhe nëna ime vjen nga Shkreli, e ka prejardhje nga veriu i Shqipërisë, sikur edhe fisi i babës është diku nga Gusinja (Gucia), ndaj nuk e shmang e nuk e përjashtoj dot që të ketë prejardhje shqiptare. Boshnjakët nuk kanë dashur të asimilojnë askënd, por nëse kjo ka ndodhur, është bërë me presion të tjetërkujt”, thotë Muamer Zukurliç, Myftiu i Novi Pazarit.

Ndër të tjera ai thekson se  populli boshnjak nuk është as turk e as sllav, por janë Ilirë dhe për këtë duhet të mburren sepse civilizimi i tyre është më i vjetri në Ballkan.

“Më thoni të dashur, pse komplekset arkeologjike të Novi Pazarit janë të mbyllura për turistët nga ana e sërbëve? Ata e dine se nëse i hapin për vizitorë aty do të vijnë njerëz të kualifikuar për t’i vizituar ato, dhe do ta kuptojnë se këtu kanë jetuar Ilirët, dhe kjo tokë u përket atyre e jo sërbëve” ka theksuar myftiu Muamer Zukorliç./INA/
Previous Post Next Post