Disa shkencëtarë në Australi janë të bindur se udhëtimi në kohë është i mundur.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Queensland i Australisë kanë simuluar sjelljen e fotoneve të kohë-udhëtimit, duke sugjeruar se në një nivel kuantik, paradolsi i "stërgjyshit" mund të zgjidhet. Studimi përdori fotone (grimca drite) për të simuluar grimcat e kuantit që udhëtojnë mbrapa në kohë. Duke studiuar skelljen e tyre, shkencëtarët zbuluan aspekte të çuditshme të psikikës moderne.
"Problemi i grimcave të kuantit janë është i paqartë për t'ia nisur me to, kështu që kjo u jep atyre shumë luhatje për të shmangur situata në udhëtimin në kohë. Studimi ynë provon se si natyra mund të sillet në mënyrë krejt të ndryshme nga ajo që ne mendojmë," thotë pashkëautori i studimit Prof. Timothy Ralph.
Gjatë simulimit, shkencëtarët analizuan sjelljen e fotonit që udhëton përmes kohës duke ndërvepruar me veten e tij të vjetër. Në studimin e tyra ata përdorën një skenar imagjinarë të ngjashëm ku fotoni udhëton në një kohë-hapësirë normale dhe ndërvepron me një tjetër foton që ka ngelur në një lak kohë-hapësire në një gropë, që njohet ndryshme si kurba e kohës së mbyllur. Duke simuluar sjelljen e këtij fotoni të dytë, shkencëtarët ishin në gjendje të studiojnë sjelljen e të parit - dhe rezultatet tregojnë se evolucioni konsistent mund të arrihet kur të jemi siguruar se fotoni i dytë është në rrugën e duhur.
Tags
Shkencë