Parlamenti çek aprovon formimin e Agjencisë për mbrojtjen e kufijve të Evropës

Parlamenti çek aprovon formimin e Agjencisë për mbrojtjen e kufijve të Evropës

 Qeveria e Çekisë ka aprovuar planin e Bashkimit Evropian (BE) për formimin e “Agjencisë për mbrojtjen e kufijve të Evropës” për të mbrojtur kufijtë e Bashkimit Evropian.


Në kumtesën e kryeministrit të Republikës Çeke Bohuslav Sobotka, thuhet se themelimi i Agjencisë për mbrojtjen e kufijve të BE-së po rrjedhë sipas planit dhe se do të përfundojë në afat sa më të shpejtë kohorë.


Agjencia do të duhet të mbikëqyrë kufijtë e jashtëm të BE-së, ndërsa do të ketë autorizim të dërgojë polici kufitare në rast se vendi nuk mund të realizojë ligjet kufitare.


Disa vende anëtare të BE-së kundërshtuan themelimin e agjencisë me arsyetimin se u merren autorizime të caktuara sovrane. Disa vende të caktuara anëtare për shkak të fluksit të refugjatëve gjatë vitit të kaluar, kishin vështirësi në kontrollimin e refugjatëve të cilët kanë hyrë në territorin e tyre.
Previous Post Next Post