7 Përvoja Prag-Vdekjeje

Eksperiencë prag-vdekje


 Eksperiencat e prag-vdekjes (EPV) diskutohen gjerësisht në forume intelektuelësh dhe religjiozë, ku përqendrohen kryesisht nga dëshmi të njerëzve të shoqërive moderne perëndimore. Por le të shohim EPV-të e kohëve të shkuara nga kultura të ndryshme. Mos vallë këto dëshmi do aprovojnë apo mohojnë realitetin e EPV-ve?

Nuk mund të garantojmë përgjigje të sakta. Mbi të gjitha duhet të vdesim që ta konfirmojmë të vërtetën. Por besojmë se këto histori do të ngrenë pyetje intriguese qoftë edhe për lexuesit më skeptikë.

1. Miti i Er
Në Republikën e tij, Platoni i referohet dialogut të Sokratit i cili thotë përrallën e Er, një luftëtarë i cili u la si i vdekur në fushën e betejës por më vonë u rikuperua. Megjithëse pretendohej se kishte vdekur, trupi i Er nuk u dekompozua dhe u kthye në jetë gjatë funeralit të tij. Zakonisht shihet si një përrallë alegorike nga Sokrati, por disa studiues sugjerojnë se kjo është një e dhënë e EPV-së së kohëve të lashta.

Er raporton sikur ishte duke udhëtuar me një grup të madh mbi një fushë misterioze. Shpirtërat udhëtonin dyshe sa lart poshtë tokës, në varësi të gjykimit që merrnin. Er pretendon se ka parë tiranin Ardiaeus të lidhur duke u zvarritur me anë të brirëve përpara se të depozitohej në Tartarus.

Pas 7 ditësh, Er pretendon se u zhvendos në një lum me një ylber harkorë në horizont ku shkonin të vdekurit për të përcaktuar të ardhmen e tyre, dhe pinin nga uji i lumit për të fshirë kujtimet përpara se të vazhdonin udhëtimin. Vetë Er, nuk piu nga ky lum, dhe u kthye sërish në jetë.

Shumë studiues dyshojnë se kjo është një histori e vërtetë e EPV-ve. Të tjerë mendojnë se është një shpikje e Sokratit. Gjithsesi, disa studiues e marrin shumë seriozisht këtë përrallë pasi përfshin në vetvete 8 nga 16 aspektet e zakonshme të raportuara në ditët e sotme të EPV-së.

Këto përfshijnë lëvizjen drejt një drite të shndërritshme, një pejzazh i një bote tjetër, përvojë të skëterrshme, takime me të sëmurët, rishikimi i jetës në formën e gjykimit, përvoja e kufijve mes botëve, dhe një kthim i sforcuar. Kjo mund ta bëjë përrallën e Er një ndër përvojat e para të pragvekjes që është rregjistruar.

2. Folklori kinez dhe japonez
Kina dhe Japonia mesjetare kanë rregjistruar EPV, ëndërra, vizione dhe aluçinacione. Një përrallë e hershme taoiste interesante të Kien Tsze që lidhet me principatën Chao në vitin 498 para Krishtit. Rënkonte prej tre ditësh nga një sëmudje përpara se të rikuperohej nga një përrallë e çuditshme.

I tha oborrtarëve të tij: "Isha në rezidencën e perandorit të Parajsës, ku u kënaqa shumë. Duke qënduar etje, dyshoja për gjithëfuqinë e Parajsës.

Më pas ai u sulmua nga dy arinj. Më pas i qëllon arinjtë, kjo gjë e lumturoi perandorin e Parajsës, i cili e bekoi princin. Kien Tsze e krahason këtë përvojë me atë të dukës Mu të dinastis Qin.

Përvojatë e EPV kineze u influencuan më vonë nga dalja në pah e budizmit të tokës së pastër, e cila inkurajon vizione të Parajsës dhe Ferrit. Një mashkull i quajtur Chao T'ai vdes dhe pas 10 ditësh ringjallet sërish. Raporton se u soll në qytet nga një kalorës. Më pas iu prezantua një gjykatësi, rrëfeu mëkatet e tij, më pas u caktua nga gjykatësi si inspektori i tij personal për punët e ferrit.

Vëzhgoi shumë ndëshkime me vdekje dhe mësoi se si ta shmangte të përtejmen. Më pas u zbulua se prezenca e tij lidhej me një lajthitje burrokratike, dhe kështu u dërgua sërish mbrapsht.

Ndërsa shkrimet e para të EPV të japonezëve janë përpiluar në shekullin e 9 nga murgu Kyokai. E para ishte një eksperiencë parajse që u raportua nga lordi Otomo Yasunoko no Muraji, i cili udhëtoi drejt një rruge me re të ngjyrosura në drejtim të një mali të argjendë, i cili takoj një princ të sëmurë dhe një murg të mençur.

Një tjetër përvojë japoneze e EPV lidhet me shekullin 12 dhe figurën e Honen, i cili formojë shkollën e Jodo-s (tokës së pastër) nga budizmi japonez. Ai shkruan përshkrime të detajuara të vizioneve të tij të Parajsës, me pemë të mbushura me xhevahirë dhe muzikë zogjsh, harpi dhe flauti.

3. Hindu
Ekzistojnë ngjashmëri dhe ndryshime mes EPV-ve të hindusë dhe perëndimit. Të dhënat e para më të rëndësishme raportohen nga studiuesit Karlis Osis dhe Erlendur Haraldsson në vitin 1977. Ata gjetën se 80% e rasteve përfhsinin kontakte me botë të tjera, por zakonisht kishin një natyrë më burokratike se raportet perëndimore.

Figurat e zakonshme të raportuara përfshijnë Yamraj (zoti i vdekjes), yamdoots (korierët e tij), dhe Chitragupta, i cili konsulton librin për të përcaktuar ekujlibrin e karmës pozitive dhe negative të një personi. EPV hindu duket se i mëshojnë një teme të ripërsëritur ku një person sillet në jetë nga një klerik për procesin e pas vdekjes, dhe këtu është e qartë se janë bërë disa gabime serioze.

Vasudev Pandey raporton të jetë zvarritur nga dy individë përballë një krijesë e zezë, lakuriq dhe e frikshme. Kjo krijesë e xhindosur u thotë të pranishmëve: "Ju thashë të sillnit Vasudevin kopshtarë. Kopshti ynë po thahet. Keni sjellë Vansudevin student."

Ai kthehet mprapsht në jetë pasi zgjohet nga familja dhe miqtë, përfshirë edhe kopshtarin Vasudev, i cili vdes ditën tjetër. Pandey e identifikon këtë krijesë të zezë si Yamraj, zotin hindu të vdekjes. Një tjetër burrë raporton se u dërgua në një dhomë ndenjeje, dhe pasi tentoi të largohej, iu prenë këmbët. Më pas u zbulua se ky burrë nuk ishte i vetëm në rrëfimin e tij.

Sipas Dr. Satwant Pasricha dhe Dr. Jan Stevenson, nuk ekzistonin shembuj të përvojës së tunelit. Sidoqoftë, këto eksperienca u identifikuan nga studiues të tjerë.

4. Përvoja Islame
Islami mëson se pas vdekjes së trupit fizik, ekziston një lloj "gjumi i shpirtit" që njihet si Barzakh i cili zgjat deri në ditën e ringjalljes dhe të gjykimit. Nuk është e qartë çfarë ndodh në Barzakh për shkak se skripturat thonë se i vdekuri nuk mund të dijë e të perceptojë ngjarjet e botës së jetueshme dhe të gjallët nuk mund të dinë statusin e të vdekurit. Por shumë myslymanë besojnë se disa njerëz kanë pasur përvoja të Barzakh, një mallkim ose bekim i mëparshëm.

Kur psikologu Ibrahim Kreps vuri re mungesë informacioni në literaturën perëndimore rreth EPV të muslimanëve, ndërmori një studim. U frymëzua nga dëshmia e një gruaje që takoi në Egjipt, e cila tha se ishte ngritur lart në Parajsë pas një aksidenti me makinë dhe kishte parë fronin e Zotit. Froni u përshkrua me këto fjalë Laillahah ilallah, Muhamed Rasusululah (“Nuk ekziston Zot por Zot, dhe Muhamedi është mesazheri i tij”).

Një tjetër përvojë EPV raportohet nga një grua myslimane të quajtur Suleman, e cila përjetojë një "ekzistencë vendi të shtresave shumëdimensionale" ndërsa vuante nga pankreasi. Raporton se kishte hyrë në dimensionin e gjashtë - pranë "dritës absolute të realitetit hyjnorë" - ku gjeti persona të iluminuar përfshirë Mahatma Gandin, Martin Luther Kingun dhe Muhamedin pranë virgjëreshës Mari.

Një tjetër teori sugjeron se kur myslimanët përjetojnë EPV mund të ngurojnë të flasin rreth saj për shak se kjo bie në kontradiktë me mësimet e Islamit. Këta njerëz kanë frikë se mos etiketohen si heretikë.

5. Shtëpia ajrore e shpagimit
 Në fenë ortodokse ekziston një traditë kontradiktore, ku pas vdekjes shpirtërat  transportohen në Parajsë përmes ëngjëjve. Por përpara se të shkojnë atje, duhet të udhëtojnë përmes realitetit ajrorë të zaptuar nga djajt të cilët nxjerrin 1000 arsye se përse është e nevojshme që shpirti duhet të dërgohet në ferr.

Kundërshtarët e kësaj qasjeje besojnë se kjo është një mbetje heretike e gnosticizmit. Mbështetësit besojnë se është një besim i mbajtur nga Shën Ignatiusi (Dmitry Brianchaninov).

Një copëz evidence e shtëpisë ajrore të shpagimit është vizioni i Gregorit të Trakës, një murg i shekullit të 10. Gregori kishte vizione të vuajtjeve të një femre të quajtur Theodhora, e cila vdiq në shtratin e saj dhe më pas u zgjua, ku e pa veten e rrethuar nga "etiopianë".

Ajo tha se "sytë e tyre ishin si thëngjinj qymyri, e tërë pamja e tyre ishte aq e frikshme sa dialli vetë. Filluan të xhindosen dhe të bënin zhurmë si qenër; të tjerë ulërisnin si ujqër. Ndërsa më shihnin, fytyra e tyre ishte plot me inat; më kërcënuan, vazhduan të më sulmonin duke kërcëllirë dhëmbët, dhe u duknin plotësisht të gatshëm të më shfarosnin."

Theodhora duhet të kalonte 20 shtëpi ajrore shpagimi, secila shoqërohej me një lloj të vaçantë mëkati. E para përfshinte mëkate të të folurës, si fjalët boshe. Dy të tjerat kishin të bënin me gënjeshtërat dhe shpifjet.

Nga atje, mëkatet e rrisin nivelin e seriozitetit - lakmia, përtacia, vjedhja, padrejtësia, fajdet, zilia, urrejtja dhe zemërimi. Këto pasohen nga shtëpitë që lidhen me magjinë, vrasjen, epshin, shkeljen e kurorës, sodominë dhe herezinë.

Në fund gjendet shtëpia e mizorisë dhe pamëshirës. Me ndihmën e ëngjëjve, Theodhora kaloi vuajtjet e shtëpive ajrore shpaguese dhe arriti në portën e Parajsës.

Atë Serafin Rose, një teolog kontradiktor ortodoks, argumenton se EPV janë interpretime të pasazheve të këtyre shtëpive ajrore shpaguese. ai konkludoi se EPV-të ndodhin në një pjesë të padukshme të jetës reale të populluar nga shpirtëra të rënë, dhe jo në realitetin e Perëndisë.

Sipas Rose, EPV që raportonin përvoja kënaqësie, kjo vinte si rezultat i mashtrimit nga këta shpirtëra. Ai besonte se dëshmitë e shkëlqimit të dritës nuk duhet të besohet sepse në traditën ortodokse mësohet se qeniet e dritës nuk mund të jenë domozdoshmërisht Krishti apo ëngjëjt, por edhe shpirtat e djallit të maskuar

Tradita çifute 
Studiuesit e EPV-ve në Izrael kanë analizuar eksperienca dhe kanë zbuluar paralele me historitë e jetës së përtejme të thëna tek Talmuda, Zohari dhe tekste të tjera çifut. Tema e gjykimit duket e stërzgjatur dhe e turbullt në përvojat e EPV-ve çifute. Shumë çifutë modernë pretendojnë se nuk besojnë apo nuk janë të interesuar në aspektet e jetës së përtejme. Duket se konceptet tradicionale mbanin më shumë peshë për gjeneratat e shkuara.

Sipas studiuesit Jonathan Neumann, Talmuda përmban dy aspekte të ndara të EPV-ve. E para lidhet me një burrë të quajtur R. Jozef, i cili vdiq dhe erdhi sërish në jetë. Ai tregonte një botë ku të gjitha statuset sociale ishin përmbys, por të mençurit dhe martirët sërish u nderonin.

Historia e dytë lidhet me R. Huna, i cili u sëmur aq shumë sa që funerali ishte bërë gati. Ai u rigjallërua dhe pretendoi se Zoti e kishte kthyer mprapsht vendimin për vdekjen e tij. Këto tregime nxjerrin në pah të njëjtat detaje të qenieve shpirtërore dhe vendeve mistike të kohëve moderne.

Në tekstin Zohar të traditës kabalistike, ekziston një histori e R. Jose. Jose vdiq dhe u ringjall, pretendoi se vajtimet e djalit të tij nxitën Zotin që t'i dhuronte edhe 22 vjetë të tjera jete.

7. Përvoja Tai 
 EPV-të duket se janë ndikuar nga tradita Theravada Budiste dhe libri i Fra Malaya, shkruar nga një murg mesjetarë. Ekziston gjithashtu elementi i gabimit klerik, i hasur në kultura të tjera të lindjes.

Fra Malaya ishte duke medituar kur pa një vizion sikur po zbriste në ferr dhe hyri në hollin e Yama, zotit të vdekjes. Atëherë ekzistonin një sërë opsionesh për rimishërimin e të vdekurve.
Previous Post Next Post