"Ditën e fundit të vitit 2015 dhe natën e vitit të ri në Ohër jetën e kanë humbur dy persona, ndërsa një 38-vjeçar nga Shtipi humbi jetën në një aksident automobolistik që ndodhi 20 minuta pas mesnate në Shtip. Nga ana tjetër një person i moshuar nga Sveti Nikole në gjendje të dehur është plagosur dhe është në rrezik për jetë", thuhet në kumtesën e policisë.
Sot rreth orës 02:30 minuta zyrtarët e policisë në rrugën "Car Samuil" pranë lokalit "Tabana" në Ohër kanë vërejtur trupin e një mashkulli. I njëjti me automjet të emergjencës u transferua në spitalin Ohrit, ku edhe ka ndërruar jetë.
MPB informoi për rast tjetër të vdekjes në Ohër. Më 31 dhjetor 2015, në ora 17:00 në rrugën "Radojca Noviçiq" ka ndodhur aksident në të cilin automjeti "Passat" me targa të Ohrit i drejtuar nga K.N. (53) nga Ohri ka goditur Zdravko N. (62) i cili po ngiste biçikletën poashtu nga Ohri. Si pasojë e plagëve të rënda 62-vjeçari ndërron jetë në spitalin "Shën Erazmo".
Më 1 janar 2016, rreth orës 00.20 në Shtip në kryqëzimin e rrugëve "Boris Kidriq" dhe "Partizanska" erdh deri tek aksidenti mes automjeteve "Audi" me targa të Shtipit drejtuar nga Marjan O. (38) nga Shtipi dhe automjeti "Volkswagen Polo" poashtu me targa të Shtipit i drejtuar nga A.N. (22) nga Shtipi.
Nga plagët e marra Marjan O. ka vdekur në vendin e ngjarjes. Pas një testi të alkolit është vërtetuar prania e alkoolit prej 1.45 promile. Prokuroria publike dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Shtipit kanë kryer hetime në vendngjarje.
Më 31 dhjetor 2015, rreth orës 15:00 në spitalin e Shtipit është sjell V.J. (66) nga Sveti Nikole. I njëjti person rreth orës 17:00 i dehur ka rënë nga shkallët e shtëpisë së tij duke marrë plagë në kokë dhe është në gjendje kritike. Është kryer hetim në vendngjarje ndërsa janë marrë masat e duhura për zbardhjen e rastit.
Tags
Maqedoni