Studimi më i ri tregon se fruktoza, sheqeri i frutave, mund të stimulojë dukshëm rritjen e karcinomit.
Gazeta "Cancer Research" shkruan se njerëzit të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë të ekspozuar më shumë ndaj rrezikut të kancerit. Aty theksohet se "aq sa njerëzit e duan sheqerin, po aq e do edhe kanceri".
Sipas hulumtimeve të mëparshme, besohet se së paku dy të tretat e të sëmurëve nga karcinomi, shkaktohet nga përdorimi i tepërt i produkteve të duhanit, të ushqyerit jo të shëndetshëm dhe mungesës së ushtrimeve. Megjithatë, kohëve të fundit një numër në rritje i shkencëtarëve paralajmërojnë se pikërisht sheqeri është "kanceri numër një i shekullit 21".
Hulumtimet e fundit janë kryer në minj, të cilët kanë predispozita gjenetike për prekje nga kanceri të ngjashme me njerëzit. Minjët që ishin ushqyer me fruktoza, vërehej tumor më i madh që zhvillohej shumë shpejtë.
Fruktoza, sheqer natyror që ndodhet në shumicën e frutave në mënyrë të konsiderueshme ndihmon përhapjen e qelizave kancerogjene.
Gjithashtu, studimi tregoi se tumoret ishin të pranishme kryesisht tek minjtë të cilat përdornin fruktoza, përkundër atyre që hanin nisheste. Pas gjashtë muajsh, studijuesit zbuluan se 30 përqind e minjve që hanin nisheste ishin prekur nga kanceri i gjirit, ndërsa 50 minj që ushqeheshin me fruktoza, gjithashtu ishin prekur nga kanceri i gjirit me atë që tumoret e tyre përhapeshin çdo ditë.
I njëjti studim zbuloi se fruktoza ndikon edhe në tumorin e pankreasit.
Bëhet fjalë për shurupin me fruktozë të lartë të misrit, i cili në fakt është përzierje e fruktozës dhe glukozës. Ky shurup përmban sheqer i cili kërkon konsumim të sërishëm pas futjes në organizëm, sepse nuk e shuan etjen, përkundrazi nxit konsumin e lëngut. Ky shurup është prodhuar në mënyrë që të marrë ëmbëlsinë e dëshiruar të lëngut, dhe është dukshëm më i lirë se sheqeri. Përveç kësaj, ky shurup zgjat afatin e përdorimit.
Konkluza e revistës është që njerëzit të reduktojnë konsumin dhe të pinë sa më pak lëng frutash, pavarësisht mendimit të mëparshëm se lëngjet e tilla janë të shëndetshme..