Austria ka bërë kërkesë në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës.
Ministrja në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha të martën se kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e tij “i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit, që do të thotë se Kosova konsolidon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve”.
Aktualisht Kosova shfrytëzon kodin telefonik të Serbisë për telefoninë tokësore, ndërsa kodet e Sllovenisë dhe të Monakos për telefoninë celulare.
ITU pritet t’i ndajë Kosovës kodin telefonik në muajin mars, ndërsa thirrjet e para pritet të ndodhin nga mesi i muajit prill.
Autoritetet thonë se, përfitimet ekonomike janë të mëdha pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare, për shkak të mungesës së kodit që deri tash i ka kushtuar Kosovës mbi 200 milion euro.
"Arsyeja pse Austria është dashur të aplikojë ishte për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, kurse me procedurat e ITU-së, vetëm vendet anëtare të OKB-së mund të aplikojnë" për kodin telefonik, tha zonja Tahiri.
Kërkesa e Austrisë për kodin telefonik pasoi marrëveshjen mbi telekomunikacionin e arritur në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ku janë arritur marrëveshje për disa çështje përfshirë edhe atë për krijimin e asociacioni të komunave me shumicë serbe, që çoi në një krizë politike në Kosovë.
Partitë opozitare që kundërshtojnë këtë marrëveshje duke e cilësuar të dëmshme për sovranitetin e Kosovës, kanë paralajmëruar protestë për të shtunën më 9 janar për të kërkuar edhe rrëzimin e qeverisë së Kosovës.
Qeveria i ka bërë thirrje opozitës që të ulet në tryezën e dialogut politik dhe të heq dorë nga protestat dhe bllokimi i parlamentit të Kosovës.
Që nga 22 shtatori e deri në përfundim të sesionit vjeshtor të parlamentit, punët e tij janë përshkuar nga gazi lotsjellës dhe skenat e dhunës për shkak të mospajtimeve lidhur me marrëveshjet me Serbinë.
Marrëveshjet, pjesa e më e madhe e të cilave nuk janë zbatuar, i mundësoi Kosovës marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë hapjen e kapitujeve të negociatave për anëtarësim në BE.

Tags
Kosova