Është një lojë e njohur tashmë që quhet "Paintball".
Loja përbëhet nga dy skuadra rivale që "luftojnë" me njëra-tjetrën se kush të fitojë, pak a shumë si në luftë, por armët janë prej lodre dhe në vend të plumbave, goditet me topa boje që pasi godasin trupin, pëllcasin dhe lëshojnë bojë, e cila identifikon personin e "vrarë".
Fotoja që shihni është realizuar në Japoni, teksa disa japonezë kanë veshur uniforma të UCK-së për të luajtur "Paintball"./Albeu/
Ata janë pjesë e njërit ekip. Nëse këta ushtarë janë me uniforma të UCK-së, ndoshta rivalët "duhet të kenë veshur" unfirma të Ushtrisë Jugosllave, për të përfaqësuar simbolikisht edhe luftën mes dy palëve.
Tags
E Rrallë