Hormoni oksitoksinë njihet si substanca që thellon lidhjen tonë me një tjetër person, veçanërisht në lidhjet dashurore. Lëshohet përmes prekjes njerëzore (përqafimit, madje edhe nga shtrëngimi i duarve), duke vështruar ngultas dikë (ose vetëm duke menduar për dikë), gjithashtu edhe gjatë punës dhe orgazmës.
Studimet e fundit sugjerojnë se ky hormon luan më shumë se një rol në jetët tona. Ja disa nga mënyrat më mahnitëse se si oksitoksina e ndihmon jetën tonë.
Lehtëson dhimbjen dhe shëron
Studimet tregojnë se oksitoksina ka veti të lehtësojë dhimbjet dhe është anti-inflamatore. Sekreti është të marrësh pak kur të nevojitet.
Ky hormon mund të prodhohet në mënyrë sintetike dhe të administrohet si një ilaç, por do ishte më e thjeshtë që t'i kërkonit partnerit një përqafim, masazh, ose thjeshtë pak dashuri.
Ndihmon në ankthin shoqërorë
Oksitoksina mund të rrisë besimin tek vetvetja, nxisë ndjenjën e optimizmit, ndihmon në ndërtimin e besimit mes njerëzve, dhe konsiderohet si një ndihmë për të tejkalaur stepjen dhe frikërat në angazhimet shoqërore. Studimet tregojnë gjithashtu se ky hormon magjik mund të lehtësojë vuajtjet për shkak të stresit post-traumatik, madje ndihmon njerëzit me autizëm në aftësitë komunikuese.
Është ilaç i brendshëm dashurie
Oksitoksina njihet ndryshe si "molekula e dashurisë", duke qenë se është shoqëruar me intimitetin dhe tërheqjen mes çifteve.
Për më tepër, ky hormon nxit zgjimin seksual dhe i ndihmon meshkujt të mbajnë ereksionin.
Molekula mëmë
Oksitoksina shpesh përdoret për të nxitur të punuarit, por gjithashtu luan një rol shumë thelbësorë në stimulimin e shtrëngimit të mitrës duke themeluar besim dhe intimitet mes nënës dhe fëmijës. Oksitoksina i kalohet fëmijës përmes qumështit të gjirit. Studimet tregojnë se nënat me nivel të ulët të oksitoksinës përballen me depresionin e paslindjes, kjo ka bërë që shkencëtarët të studiojnë trajtimin e mundshëm klinik të depresionit në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Redukton stresin
Është vërtetuar se oksitoksina ul depresionin e gjakut dhe redukton stresin.
Tretja, e cila pengohet nga stresi i lartë, mund të përmirësohet nga ky hormon. Në zorrën e trashë janë gjetur receptorë oksitoksine, madje edhe oksitoksinoli, dhe mendohet se ndihmon në kontraktimin e pavullnetshëm të muskujve.
Oksitoksina ne bën të japim më shumë
Ky hormon njihet ndryshe si hormoni i zemërgjerësisë. Studimet tergojnë se rritja e nivelit të oksitoksinës shoqërohet me dhënjen, madje pa marrë parasyshë as koston personale.
Na bën njerëz
Njerëzit janë një komunitet kafshësh i orientuar së brendshmi për t'u kujdesur për njeri-tjetrin.
Oksitoksina jep shkëndija për të filluar një marrëdhënje.
Pa të, nuk do kemi besim, mëshirë, dashuri për njëri-tjetrin, do të na bënte totalisht një specie tjetër.