Gara më e rëndësishme ndërkombëtare e çiklizmit “Tour de France 2017” njoftohet se do të startojë nga qyteti Duseldorf i Gjermanisë.
Në një deklaratë në faqen e internetit të autoritetit organizator u njoftua se fillimi i “Tour de France 2017” që mbahet për të 104-tën herë pas 30 vitesh do të ndodhë përsëri nga Gjermania. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se etapa e parë e garës do të nisë nga Duseldorfi dhe gjithashtu theksohet se Turi çiklistik i Francës për 22-tën herë do të nisë jashtë kufijve të Francës.
Turi çiklistik i Francës më parë në Gjermani ka nisur në vitin 1965 në Köln, në 1980 në Frankfurt dhe në 1987 në Berlinin (perëndimorë). Ndërsa starti i Turit të këtij viti u krye nga qyteti Utrecht i Holandës.
Kryetari i Bashkisë së Duseldorfit, Thomas Geisel, u shpreh se gara do ti kushtojë një kosto prej 6 milionë eurosh, por me marrëveshjen e kryer me autoritetet organizatore është ofruar mundësia e kompanive sponsorizuese.
Ndër të tjera theksohet se startimi në Duseldorf i turneut më të rëndësishëm të çiklizmit në botë do të sjellë mundësi tërheqëse nga pikëpamja e ekonomisë lokale dhe për prezantimin e qytetit.
Tags
Sport