Ish i dashuri i studentes fatkeqe të vetëvrarë pak ditë më parë, Klea Shyti, e ka konfirmuar faktin se ata ishin ndarë ditën e mërkurë.
Ai është identifikuar nga policia në orët e pasdites dhe është shoqëruar në rajonin e policisë për të dhënë shpjegime të mëtejshme rreth ngjarjes.
Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, tregoi se afërsisht vetëm 4 orë para se të ndodhte ngjarja fatkeqe, kishte pirë kafe me Klean në një lokal aty pranë vendit të ngjarjes.
Djali thekson se ishte ndarë prej disa ditësh me të dhe të mërkurën ajo i ka telefonuar për të pirë një kafe, dhe i ka kërkuar t'u lidhnin sërish. Por djali nuk ka qenë dakord me propozimin e saj.
“Pavarësisht pse ishim ndarë, unë sërish e takoja Klean. E ruanim miqësinë, unë nuk doja më tepër se miqësi, ndërsa ajo këmbëngulte.
Kur u ndava dje (të mërkurën) nga ajo, pasi dolëm nga kafja, nuk më dha përshtypjen se mund të bënte diçka të tillë. U trondita shumë kur e mora vesh dhe më vjen shumë keq për këtë”, citohet të jetë shprehur ish i dashuri i vajzës fatkeqe para policëve në Komisariatin nr.2 të Tiranës.
Policia dyshonte edhe për faktin se Klea mund të jetë vrarë nga dikush, por pas hetimeve të hollsishme, ka dalë në konkluzionin që vajza ka kryer vetëvrasje.

Tags
kronika