Një milioner u shndërrua shumë shpejt në një varfanjak pasi u martua me një prostitutë, dhe u vodh nga ajo.
58-vjeçari Klaus Schweikert nga Austria, theksoi në dëshpërim se nuk kishte vajtur kurrë në një bordello, apo të ketë shkuar me një prostitutë më parë, por sapo i hodhi sytë mbi një të tillë, u dashurua menjëherë.
Scheweikert, i cili më parë ishte një milioner, ka punuar për disa vjet në Gjermani. Kishte biznesin e tij dhe një sërë pronash.
Kur u kthye nga një udhëtim pune, shtëpia e tij ishte e boshatisur, ai më pas mbeti i vetmuar gjë që i shkaktoi pak depresion. Një mik i tij i sugjeroi se duhet të vizitonte dikë. Biznesmeni vendosi të ftojë një prostitutë në shtëpinë e tij.
Kur u takua me prostitutën 27 vjeçare me emrin Lucie, ai ra menjëherë në dashuri me të. Në vend që të kryenin marrëdhënje, ai e ftoi atë për një shampanjë dhe për drekë.
Schweikert pagoi 400 euro për të qëndruar në shoqërinë e saj për vetëm dy orë.
"U ndjeva sikur kisha gjetur gjysmën tjetër time," thoshte ai. Ajo i telefonoi bosit të saj dhe i tha se do ta kalonte natën me Schweikert.
Schweikert u dashurua tmerrësisht me Lucie, e cila punonte në një bordello prej tre vjetësh. Ajo nuk hezitoi aspak, sapo Schweikert kërkoi të martohet me të.
Në ceremonin e dasmës mori pjesë edhe mamaja, miqtë dhe familja e Lucie. Sidoqoftë, vetëm pas tre javësh martese, Schweikert u përfshi në një aksident dhe u shtrua në spital për një perjudhë kohe.
Në fillim, Lucie e vizitonte për çdo ditë në spital, por pas një farë kohe ajo nuk po e vizitonte më. Më pas ajo mblodhi të gjitha sendet e Schweikert, përfshirë bizhuteritë e shtrenjta, një audi A8 dhe të tjera asete të çmueshme, dhe u zhduk.
Qysh atëherë Lucie nuk është kthyer më.
Schweikert thotë se ai ka humbur gjithashtu edhe shumicën e investimeve të tij, duke përfunduar në një varfanjak.
Tags
Roze