Në zyrën e Ministrit italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, mbërriti sot në mëngjes një letër me plumba në gjuhën arabe.
Në letër ishte një mesazh i firmosur nga Shteti Islamik ku, siç raportojnë mediat italiane, shkruhej: Do hyjmë në Romë dhe do ta presim kohë, duke përfunduar me fjalët “Allahu Ekber”.
Ministri ka informuar menjëherë Prokurorinë e Shtetit.
Për ekspertët e Terrorizmit, këto kërcënime ndoshta vijnë si kundërpërgjigje ndaj dekreteve Antiterrorizëm.
Tags
europa