Një Paralajmërim Serioz për Prindërit i bazuar në Shkencë: WiFi dhe celularët, çfarë i bëjnë shëndetit tonë?

 Ky artikull përfaqëson vetëm një fragment fare të vogël të kërkimeve në lidhje me rrezikun që vjen nga celularët dhe rrezet WiFi.. Nga ana tjetër, Oculus News thjeshtë ju inkurajon të bëni vetë kërkime të mëtejshme; ne thjeshtë po ju prezantojmë bazat, se përse kjo çështje është kaq serioze, përse i duhet kushtuar vëmendja e duhur.

Një Paralajmërim Serioz për Prindërit i bazuar në Shkencë: WiFi dhe celularët, çfarë i bëjnë shëndetit tonë?

A e dinit që truri i një fëmije thith shumë më tepër rreze se sa një i rritur?

Dr. Martin Blank nga Departamenti i Fiziologjisë dhe Biofizikës Qelizore në Universitetin e Kolumbias në SHBA, iu është bashkuar një grupi shkencëtarësh nga e gjithë bota, të cilët po i bëjnë një apel ndërkombëtarë Kombeve të Bashkuara në lidhje me rrezigjet që shoqërohen me një sërë mjetesh që lëshojnë rreze elektromagnetike, si celularët dhe WiFi.

Më poshtë po prezantojmë videon e tij, ku ai thekson rreziqet e shumta që lidhmen me këto mjete.


Studime të shumta konkludojnë se rrezet e celularëve mund të shkaktojnë kancer. E dinit, që Agjencia e Kërkimeve të Kancerit (IARC) i ka klasifikuar fushat e radio-frekuencave  (përfshirë ato nga celularët), si potencialisht kancerogjene?

Rreziku nga përdorimi i celularëve doli në sipërfaqe kur në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), e pranoi, se rrezet e celularëve mund të shkaktojnë kancer.

Kjo deklaratë është bazuar nga një vendim i një skuadre prej 31 shkencëtarësh nga 14 vende të ndryshme të botës, pasi studiuan hollësisht çështjen në fjalë,



Gjenerata e parë e fëmijëve "celularë" po rritet, kështu që, nëse je një prind, fatmirësisht, keni fatin të mendoni për diçka tepër serioze që lidhet me të ardhmen e fëmijës suaj..

Previous Post Next Post