NATO-ja tha se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend aleat pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri. Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë.
Zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende po analizojnë inkursionin rus në hapësirën ajrore të Turqisë pranë Sirisë veriore, ndërsa shefat e mbrojtjes të vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior po takohen në Bruksel ku kriza në Siri dominon rendin e ditës.
“NATO-ja ka aftësitë dhe është e gatëshme të mbrojë të gjithë aleatët, përfshi Turqinë, kundër çdo lloj kërcënimi. Kemi shtuar gatishmërinë, përgatitjen e forcave dhe dyfishuar madhësinë e forcave reaguese, kemi bashkërenduar dhe rritur efikasitetin e vendimmarrjes. Ky është reagim ndaj sfidave që vijnë nga lindja po edhe nga jugu”, tha për gazetarët Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Ndërsa aeroplanët rusë dhe amerikanë zhvillojnë misione luftarake në të njëjtin vend për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO po përpiqet të mënjanojë shkallëzimin e konfliktit sirian në shkallë ndërkombëtare. Pikërisht ky konflikt ka zhvendosur vëmendjen e aleancës nga Ukraina pas aneksimit rus të Krimesë vitin e kaluar. Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg :
“Shqetësimi është se Rusia nuk po vënë në shënjestër kryesisht ISIS-in, por po godet grupe të opozitës dhe Moska po mbështet regjimin. I bëj thirrje Rusisë të luajë rol bashkpunues dhe konstruktiv në luftën kundër ISIS-it dhe të mos vazhdojë mbështetjen për regjimin e Asadit. Mbështetja e regjimit nuk është kontribut konstruktiv për një zgjidhje politike paqësore dhe të vazhdueshme në Siri.”
Dy inkursionet ruse me avionë luftarakë në hapësirën turke të shtunën dhe të dielën, vetëm sa e kanë afruar konfliktin sirian pranë kufirit të aleancës, duke testuar aftësitë e NATO-s për të penguar prirjet e reja ruse pa kaluar në një konflikt të drejtpëdrejtë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë në Siri, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i cili po merr pjesë në takim në Bruksel, kritikoi ashpër fushatën ushtarake të Moskës.
“Nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në një strategji ruse, të cilën e kemi shpjeguar se është e gabuar.”
Për 40 vjet, detyra kryesore e NATO-s ka qënë frenimi i Rusisë në Lindje gjatë Luftës së Ftohtë, por tani, pas një dekade përfshirjeje në Afganistan, aleanca po përballet me një realitet të ri dhe disa kërcënime shumë pranë kufijëve të saj.
“Do t’i bëjmë thirrje Rusisë në mënyrë specifike që të ndalojë mbështetjen për regjimin e Assadit. Moska të përdorë influencën për të mos lejuar Assadin të bombardojë popullsinë e vet civile. Rusia duhet të menjanojë goditjen e zonave që nuk kontrollohen nga Shteti Islamik”, tha Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon.
Por mospajtimet mes shteteve lindore pjestare të NATO-s, që duan ta mbajnë fokusin tek kriza në Ukrainë dhe të tjerët që kanë shqetësim militantët e Shtetit Islamik, mund ta venë në rrezik një përgjigje të unifikuar nga të 28 vendet e Aleancës së Atlantikut Verior./voa/

Tags
bota