Konsumon 10 vjagra dhe shpenzon 75,000 $ në bordello në tre ditë, në koma ish-basketbollisti


Konsumon 10 vjagra dhe shpenzon 75,000 në bordello në tre ditë, në koma ish-basketbollisti
  Ish kampioni i NBA-së i pëlqyer nga miliona adhurues të basketbollit në mbarë botën u gjet në gjendje kome ditën e mërkurë në një shtëpi publike në Nevada, SHBA. Përpara se të binte në koma Odom kishte marrë një dietë suplementare me "viagra bimore", por ende është e paqartë se çfarë i ndodhi basketbollistit të talentuar 35 vjeçar. Agjencitë federale në SHBA paralajmërojnë se këto suplemente mund të përmbajnë përbërës drogërash të fshehura që shkaktojnë efekte anësore, raporton livescience.

Në një konferencë për shtyp të policisë pas ngjarjes, sherifi i Nye Country,  Sharon Wehrly, i tha mediave se Odom ka përdorur edhe kokainë në shtëpinë publike, veç pilulave legale - "viagrave bimore".

Për tre ditë, Odom ka shpenzuar 75,000 dollarë nën shoqërinë e dy femrave të cilat "garantuan çdo nevojë të tij".

Ai përdori kokainë ditën e parë gjatë qëndrimit në shtëpinë publike, i tha policisë një punonjës i bordellos, raporton CNN.

Ndërsa në konceren për shtyp, një grua i tha policisë se ai kishte konsumuar 10 pilula për tre ditë rresht.

Punonjësi i bordellos i tha gjithashtu policisë se e pa besketbollistin ditën e mërkurë në mëngjes të shtrirë një krah në krevatin e tij dhe nga goja dhe hundët i rridhte një lëng ngjyrë rozë. 
Previous Post Next Post