Ekzistojnë me qindra viruse në klasë dhe në shkollë, në universitete, për shkak të dendësisë së madhe të nxënësve, gjithashtu në ambjentet publike si nëpër autobuzë, bare dhe restorante, duke e bërë të vështirë kështu të jetuarit në harmoni kur mikrobet janë përeth.
Kështu që është e rëndësishme të kontrollojmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve, e të marrim masa në mënyrë që ta parandalojmë gripin të hyjë në familjen tonë. Në vijim po paraqesim një listë të dobishme prej 6 mënyrash efektive që ndihmojnë në parandalimin efikas të gripit.
1. Lani duartSinqerisht, kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë. Mikrobet që kemi në duar duhet të eliminohen sa më shpejt të jetë e mundur përpara se të përfundojnë në gojë apo në hundë e të zhvillohen në rrufë e më pas në grip.
2. Qëndroni të hidratuar
Mbani një shishe me ujë me vete, kudo që të shkoni. Sistemi imunitarë punon në maksimum kur trupi është i hidratuar.
3. Konsumimi i ushqimeve organike
Konsumimi i një sasie të mjaftueshme frutash dhe zarzavatesh gjatë ditës ndihmon në marrjen e të gjitha vitaminave të nevojshme për një sistem të fortë imunitarë. Vitamina C është më e rëndësishmja, e cila gjendet tek limoni, portokalli, luleshtrydhet, brokolit, majdanozi, etj. Ushqime të tjera të rëndësishme përfshijnë qepët, hurdhat, xhenxhefili, shafrani indjan, arrorrët, etj.
4. Ushtrimet fizike
Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen në formë të trupit. Ndihmojnë gjithashtu në çlirimin e toksinave, reduktimin e stresit dhe zhvillimin e qarkullimit. Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për të mbajtur sa më larg gripin.
5. Gjumi
Duke i mundësuar trupit çlodhje dhe rikuperim nga aktivitetet e ditës ndihmon në mbajtjen në formë të trupit dhe është shumë e rëndësishme për të mbajtur një trup të shëndetshëm e të balansuar. Për fëmijët është shumë e rëndësishme. Kështu që sigurohuni që ju dhe fëmija juaj të flini herët.
6. Bëni shëtitje, dilni nga shtëpia dhe mos qëndroni brenda
Dilni jashtë, merrni ajër të pastur, shkoni pranë natyrës dhe qetësohuni. Lidhja me natyrën ka një efekt natyral shërues dhe qetësues për trupin. Mundohuni të merrni çdo ditë sado pak rreze dielli. Mungesa e vitaminës D lidhet me porbleme serioze shëndetësore.
Tags
shendet