Nga LJ Vanier
Emocionet e pashprehura nuk vdesin kurrë. Ato varrosen të gjalla dhe më vonë dalin në sipërfaqe në mënyra të shëmtuara, - Sigmund Frojd.
Kur vendosa të shkruaj për këtë temë, isha në kontradiktë me shqetësimet dhe traumave personale emocionale, të cilat bënë të përjetoja një zgjim shpirtërorë.
Isha aq shumë i zhytur në trupin tim emocional, sa që zemra ime nuk mund ta përballonte më këtë situatë. Dhimbja dhe shqetësimet e brendshme ishin aq intensive sa që ndjeva sikur gjoksi po më ndahej në dysh, dhe kësthu një ditë iu gjunjëzova dhimbjes; përjetova zgjimin shpirtërorë dhe ndriçimin.
Jam një provë e gjallë, që nëse e çon zemrën tënde në limite dhe e lejon të jetë udhëzuesja jote, përfundimisht do të çojë në rrugën që ke kërkuar.
Por më pas kuptova, ndërsa po eksploroja temëm e dehjes emocionale apo dhënjen pas, se nuk është e nevojshme për askënd të marrë këtë rrugë, siç bëra unë. Ky evolucion i koshiencës dhe ndriçim do vijë më me lehtësi nëse kemi në dispozicion mjetet e nevojshme.
Dhe ja, tre mjetet për të shëruar dehjen emocionale dhe përse kjo gjë është shumë e rëndësishme.
1. Shmangni shpërqendrimet
Televizioni, radio, revistat dhe mediat sociale, të gjihta janë dehje emocionale dhe janë aty për të të mbajtur mendjen të zhytur në trupin tuaj. Këto kërkojnë të vazhdoni të mendoni në të njëjtën mënyrë, të ndjeheni në të njëjtën mënyrë, të lidhur fort në një lak reagimesh negativiteti.
Mendoni për këngën tuaj më të preferuar dhe si ju bën ajo të ndjeheni. Çdo këngë nxit një emocion tek ju, ky emocion nxitet nga një kujtim, kujtimi prodhon një mendim, dhe mendimi gjeneron një ndjenjë. Ky është iluzioni i madh që ju mban larg nga të kuptuarit që ju jeni një krijues me ndërgjegje. E mban mendjen tuaj të zhytur në trupin tuaj të të menduarit dhe të ndjerit, dhe cikli vazhdon. Ky është qëllimi kryesorë i medias. Në fakt, është strategjia numër një e shitjeve.
Sa më shumë angazhoheni në këtë cikël, aq më gjatë do t'ju duhet të kapërceni dehjen tuaj emocionale të dhimbjes dhe vuajtjeve që po përjetoni.
2. Kushtoni vëmendjen e nevojshme
Është e zakontë që në situata kritike të përpiqemi të shmangim dhimbjen e të ndrydhim kujtimet. Por duke mbytur kujtimet, ato do të manifestohen negativisht dhe do shkaktojnë rrënimin e aspekteve të tjera të jetës. Kjo është arsyeja kryesore se përse "fëmija" brenda nesh duhet shëruar me patjetër.
Duke pranuar dhimbjen dhe nxjerrë në sipërfaqen e ndërgjegjes kujtimet, ato mund të shërohen. Kur përqafojmë dhimbjen, atëherë mund të fuqizojmë rritjen tonë. Më së shumti rritemi nga prëvojat e vështira, kështu që është thelbësore ta përqafoni sa më mirë të mundeni. Kështu që uluni me veten tuaj, kuptoni veten tuaj, kuptoni se përse ndiheni ashtu siç ndiheni, kuptoni dhimbjen tuaj dhe mos u mundoni të vendosni një maskë false.
3. Dija
Sapo të keni përqafuar dhimbjen, tani është koha të çlironi mendimet negative.
Çdo herë që kemi një mendim, ne krijojmë një kimikat në tru dhe një reaksion kimik. Ashtu si dehjet fizike, mund të bëhemi të varur nga reaksionet kimike të trupit tonë dhe gradualisht mësohemi të ndjehemi në një mënyrë të caktuar.
Kjo është arsyeja se përse është e vështirë për të shpëtuar nga një dehje fizike, ose ndryshe, dhënje pas. Kur ta kuptoni këtë funksion, sigurisht që më pas do jeni në gjendje të përcaktoni edhe veprime tuaja, dhe ta "shkatërroni" këtë dehje.
Duke ndryshuar në mënyrë të ndërgjegjshme mëynrën e të menduarit, mund të krijojmë mendime që ndrydhen vetëvetiu, dhe të krijojmë mednime të reja, me reaksione më pozitive e të dobishme për trupin.

Tags
Shpirt