Nga Andrea Brandt Ph.D. |
Por shumë nga ne nuk e pëlqejmë këtë. Luftojmë pisët. Gjatë eksperiencës sime 35 vjeçare si terapiste e familjes dhe e marrëdhënjeve në Santa Monika, has sërish dhe sërish nga të njëjtat frava që çojnë çiftet drejt grindjeve, shpesh me pasoja serioze. Kështu që le t'i hedhim një sy këtyre frazave, që besoj se janë më frekuente dhe gjenerojnë vazhdimisht konflikt mes çiftit.
1. Asgjë
Njerëzit që bëjnë "luftë të pisët", shpesh e bëjnë sepse kanë frikë të "luftojnë" apo nuk dëshirojnë të marrin autorësinë e luftimit. Në vend që të thotë përse është i inatosur apo të mërzitur, partneri do lëshojë energji negative mbi ju, dhe kjo do bëjë që ta pyesni: "Çfarë nuk shkon?" Ky është momenti kur partneri thotë: "Asgjë".
Për shkak se është e dukshme që diçka nuk shkon, "asgjë", në të vërtetë do të thotë: "Sigurisht që jam i/e mërzitur, por kam frikë të them gjithçka sepse mund të përfundojmë në grindje, kështu që po të provokoj që ta nisësh ti luftën."
Herën tjetër kur partneri juaj do thotë "asgjë", kthejani: "Kjo përgjigje thejshtë sa do na shpjerë në grindje. Kur të jesh gati për të folur, unë do jemë gati të të dëgjoj."
2. Sidoqoftë
Le të imagjinojmë sikur partneri juaj ka thënë fjalën e parë "të luftës", "asgjë". Në këtë situatë, në vend t'i thoni "Kur të jesh gati për të folur, unë do jemë gati të të dëgjoj," ju thoni "Them se diçka nuk shkon." Në këtë çast partneri lëshon fjalën e tjetër "bombë": Sidoqoftë.
"Sidoqoftë", është dekurajuese; është çliruese dhe minimizon ndjenjat dhe shqetësimet.
Herën tjetër kur partneri të thotë këtë fjalë, mos ndërrmerni riskun ta përshkallëzoni luftën - diçka që partnerët pasiv-agresivë e kërkojnë. Por thojini qetësisht: "Kur ma thua këtë, ndjehem sikur nuk të intereson se si unë ndihem, apo se çfarë kam për të thënë.
Në këtë situatë, nëse partneri nuk ju kërkon një falje të sinqertë, është mirë ta lini në "tymin" e tij apo saj.
3. Gjithmonë dhe asnjëherë
"Asnjëherë nuk je me mua."Gjithmonë unë shkoj në festat e tua të punës, ti asnjëherë nuk vjen në festat e punës sime.
"Gjithmonë" dhe "asnjëherë" janë rrallë faktuale. Kur përdorni fraza që përfshijnë "gjithmonë" apo "asnjëherë", ju po i thoni partnerit se ata nuk mund të bëjnë diçka në mënyrën e duhur, dhe se nuk besoni se mund të ndryshojnë. Kjo bën që partneri të ndihet i/e dorëzuar dhe të mos marrë mundimin të provojë.
Eleminojini fjalët "gjithmonë" dhe "asnjëherë" nga fjalori juaj i marrëdhënjes. Në vend të tyre, përdorni fjalë si "shpesh" apo "vazhdimisht". Kini mendjen në situatën specifike, dhe jini specifik. P. sh.: "Sot u mërzita ngaqë ti u vonove."
Bëjini me dije partnerit që besoni tek ai/ajo se ka aftësinë të ndryshojë.
4. Je tamam si...mamaja/babai/vëllai/motra jote
Ky është një tjetër shembull kur që një partner pasiv-agresiv do të përdorte për të nisur një luftë. Në vend që t'ju thotë se "Ndjej se po më ngacmon," partneri do t'ju thotë: "Je tamam si mamaja jote."
Merrni thellë frymë dhe përpiquni të përgjigjeni: "Mërzitem kur më krahason me mamanë time." Mos e përshkallëzoni situatën, bëjini të ditur që jeni lënduar.
5. Je shumë i/e ndjeshme, i merr gjërat shumë personalisht
"Je shumë sensitive" dhe "i merr gjërat shumë personalisht", nënkupton se nuk është mirë të jesh i/e ndjeshëm. Janë fraza grindjesh, por mund të jenë edhe fraza qaravitjeve.
Partneri po mundohet t'ju thotë - në një mënyrë të shëmtur - se duan t'ju thonë diçka që mund t'ju mërzisë, dhe kanë frikë nga reagimi juaj./Psichology Today/
Tags
Marrëdhënje