Në orët e pasdites kanë dalë edhe sondazhet e para që nxjerrin në avantazh partinë e majtë të Aleksis Cipras, Syriza me 30-34 % të votave, e ndjekur nga Demokracia e Re me 28-32 %, dhe pas tyre Pasoku me 5, 5-7% dhe Agimi i Artë me 6,5-8%.
41-vjeçari Cipras paraqiti dorëheqje në muajin gusht dhe kërkoi zgjedhje të reja, pas 7 muajsh negociatash të tensionuara me kreditorët ndërkombëtarë lidhur me planin e ndihmave financiare të Bashkimit Europian për Greqinë.
Lideri i Demokracisë së Re, 61-vjeçari Vangelis Meimarakis, tha se Greqia “nuk ka më tepër hapësirë për eksperimente”.
Partia Syriza është dobësuar nga mosmarrëveshjet e brendshme, pasi 25 ligjvënës u larguan nga kjo parti, kur Cipras nënshkroi marrëveshjen për masat e kursimit në këmbim të një pakoje ndihme prej 86 miliardë euro.
Tags
Ballkani