Zyrtarët saudit thanë se të paktën 62 persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën kur një vinç u rrëzua mbi çati në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës.
Incidenti la grumbuj mbetjesh dhe rënojash. Aty kishte filluar puna për zgjerimin e kompleksit të xhamisë.
Incidenti ndodhi ndërsa qindra mijëra myslimanë mblidhen nga mbarë bota për pelegrinazhin vjetor të haxhillëkut që fillon në Mekë në fund të muajit. Zyrtarët sauditë shtojnë përgatitjet për myslimakët që shkojnë në Mekë për pelegrinazh.
Xhamia është mes më të mëdhave në botë dhe rrethon vendin më të shenjtë të Islamit, që vizitohet nga miliona pelegrinë dhe besimtarë çdo vit.
Tags
bota