Anije ushtarake të NATO-s u ankoruan paraditen e të premtes në portin e Vlorës, ku do të qëndrojnë tre ditë, në kuadrin dhe zbatimin e programit të bashkëpunimit dhe aktiviteteve kryesore me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Këto anije janë pjesë e grupit të gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2 dhe qëllimi i vizitës është trajnimi i ndërsjelltë i forcave shqiptare dhe ato të NATO-s.
Personeli dhe përfaqësues të komandës së anijeve u përshëndetën nga nënkyetari i Bashkisë Vlorë, Arben Beqiraj, pasi kryetari, Dritan Leli gjendje për vizitë jashtë Shqipërisë, raportojnë mediat.
Përfaqësuesit e komandës SNMCMG2 ndër të tjera folën për dimensionet e NATO-s në lidhje me bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e tjera aleate në këtë koalicion të gjerë.