Dhjetëra-mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në kryeqytetin e Moldavisë, duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre për një mashtrim bankar, prej një miliard dollarësh, që ka ulur standardet e jetesës. Ata kanë arritur në Kishinjev nga të gjitha rajonet dhe kanë protestuar në sheshin qendror, jashtë ndërtesës së qeverisë.
Policia ka thënë se 35,000 deri në 40,000 njerëz kanë qenë të pranishëm. Një miliard dollarë janë zhdukur nga tri banka pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. Mashtrimi bankar ka shkaktuar zhvlerësim të shpejtë të monedhës kombëtare, duke nxitur inflacion dhe ulje të standardeve të jetesës..
Tags
Ballkani