Personaliteti - Sipas Grupit të Gjakut

Personaliteti - Sipas Grupit të Gjakut

 Në Japoni, ketsu eki gata, ose grupi i gjakut, është një matës popullorë që përdoret për të përcaktuar temperamentin e njerëzve dhe përshtatshmërinë e tyre në detyra të ndryshme. Është si shenjat e horoskopit, por me një ndryshim thelbësorë: Japonezët e marrin shumë seriozisht këtë gjë, madje atje ekzistojnë agjenci martesore që bazohen në grupin e gjakut!

Për më tepër, grupi i gjakut shfaqet në vende si intervistat e punës, audicione dhe martesat. Për ti bërë gjërat akome edhe më serioze, në Japoni ekzistojnë kompani që bëjnë kërkime për produktet që i korrespondojnë grupit të gjakut, si pijet e lehta, çëmçakëzat, madje edhe kalendarët.

Ky obsesion japonez filloi në vitin 1972, kur një profesor psikologjie, i njohur si Furukawa Takeji, filloi të vëzhgonte ndryshimet në temperament mes studentëve të tij. Nga vëzhgimet e tij, ai konkludoi se studentët me grupin e gjakut A ishin më inelektual, ndërsa studentët me temperament kokëfortë kishin grupin e gjakut B.

Që nga ai moment, çdokush në Japoni nisi të fokusohet në grupet e gjakut. Nisën t'i kushtojnë rëndësi të madhe grupit të gjakut, si një faktor që mban çelësin e personalitetit, pajtueshmërisë dhe së ardhmes.

Le të shohim disa grupe gjaku dhe t'i pasqyrojmë sipas japonezëve:

Grupi A
Besohet se njerëzit me grupin A janë të qetë, serioz dhe me një temperament të mirë. Kanë karakter të fortë, janë të besueshëm dhe shpesh pak kokëfortë. Janë të turpshëm, introvert dhe kanë një nocion perfeksioni për veten e tyre. Konsiderohen si njerëzit që mund të kenë potencialin e sjelljes së të gënjyerit, por në të njëjtën kohë të jenë të ndershëm me kolegët dhe miqtë.

Njerësit me grupin e gjakut A dinë të mbajnë sekrete dhe shpesh nuk u shprehin ndjenjat një personi tjetër. Mundohen t'i ndrydhin emocionet dhe të duken njerëz të fortë, por nga brenda janë delikat dhe nervozë si fëmijë. Priren të jenë shumë të rreptë me ata që nuk ndajnë të njëjtën natyrë të fortë me ta, dhe prandaj rrethohen nga njerëz me natyra të ngjashme. Priren të jenë pijetarë të fortë dhe artistë. Një pikë e rëndësishme për ta është se nëse kanë pushtet, bëhen arrogant dhe rrebel.

Brupi B
Individët me grup B njihen si natyrë kurioze. Janë shumë dashamirës dhe përpiqen të mbrojnë interesin e njerëzve të tjerë, pavarësisht nëse i njohin apo jo. Joshen lehtë por e humbin shumë shpejt interesin. Mund të identifikojnë fare qartë prioritetet e tyre dhe më pas përfshihen aq shumë në botën e tyre, saqë harrojnë se ekzistojnë njerëz të tjerë rreth tyre. Kanë një shpirtë të pavarur dhe personalitet të fortë.

Japin përshtypjen sikur janë të lumtur, plot energji dhe entuziazëm, por shumë prej tyre karakterizohen nga e kundërta nga brenda. Nuk u pëlqen kontakti me të tjerët gjatë kohëve të vështira dhe shpesh nuk u intereson përkujdesja e të tjerëve apo çfarë mendojnë njerëzit për ta. Janë jashtëzakonisht të apasionuar për njerëzit dhe gjërat që janë vërtetë të rëndësishme për ta.

Përgjithësisht janë kuriozë, entuziast, të pavarur, të ndjeshëm, të paparashikuehsëm, por kanë edhe tendencën të jenë sipërfaqësorë, të pasigurtë, egoist, janë shumë kuriozë për jetën private të të tjerëve, janë të çlirët dhe të paduruar.

Grupi AB
Këta persona janë të shumëllojtë; të thellë dhe priren t'i shkojnë gjërave në thelb. Një trajtë e mirë e tyre është se janë të aftë për të fituar dhe menaxhuar paratë. Janë kombinim i dy grupeve të gjakut dhe shpesh kanë një përzierje të personaliteteve. Shpesh kanë dy personalitete, një për njerëzit që janë pranë tyre dhe një për nejrëzit që nuk u interesojnë.

Janë të prirur të jenë të ndjeshëm, me një dëshirë për të reflektuar thellë mbi problemet e tyre. Kanë shumë miq por shpesh shkëputen nga ta për të qëndruar në vetmi dhe për të menduar. Mund të jenë të hedhur por edhe të turpshëm njëkohësisht. Janë të përgjegjshëm por shpesh humbin pas problemeve që shkaktojnë vetë.

Në përgjithësi janë eficient, të përgjegjshëm, të kujdesshëm, strikt, tekanjoz, ofendohen lehtë dhe janë të logjikshëm.

Grupi O
Këta individë janë të hedhur, shprehës dhe plot temperament. Mundet të motivojnë lehtësisht një grup, kështu që janë lider të mirë. Janë bekuar me një prezencë të fortë dhe nuk kanë frikë të vënë bast kur mendojnë se do fitojnë. Janë dashamirës dhe mund të kontribuojnë me mirësjellje në të mirë të të tjerëve.

Janë sportistë natyral dhe kërkojnë në mënyrë obsesive për fitoren, e cila, nganjëherë i bën të duken shumë të mërzitur dhe egocentrik. Mund të duken si shoqërorë, këmbëngulës dhe të besueshëm por kanë një tendencë të mos tolerojnë apo të pranojnë gabimet e tyre. Janë krijues dhe popullorë, dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe japin përshtypjen se kanë shumë besim në vetvete.

Përgjithësisht janë entuziastë, fisnikë, të pavarur, fleksibël, idealistë, atletë, konkurrues dhe të përshtatshëm. Por ndonjëherë janë pa asnjë ide, xhelozë, egoistë dhe të pasigurtë.


Si përfundim, grupi i gjakut është një ndër variablet kryesore ndër individët në nivelin biologjik. Roli i grupit të gjakut në stimulimin e ndryshëm të molekulave të ndryshme, është çfarë e bën atë një arkitekt potencial të personalitetit tonë./Spiritscience/ 
Previous Post Next Post