Kush Është Prapa Maskës?

Maskë njeriu

 Shumica prej nesh vendos një lloj maske, një "persona" që fsheh mendimet dhe ndjenjat më të thella, dhe i shfaq botës një fytyrë të rafinuar.

Për të qenë të sinqertë, është gjë e mirë që të kesh një "persona". Për shembull, mbledhjet e ndryshme të punës, pushimet me vjehërrin dhe vjehrrën, apo takimi i parë i dashurisë, zakonisht nuk janë çastet e duhura për të treguar gjithçka nga vetja. Për shkak se si qenie jemi selektiv për çfarë dëshirojmë t'i tregojmë botës, por nuk do të thotë se nuk jeni të sinqertë.

Shumicën e kohës ndërveprojmë maskë për maskë me njerëz të ndryshëm. Sigurisht që ekziston një vend për këtë. Por kujtoni kohët kur një person ka parë përtej maskës suaj, veten tuaj të vërtetë, personin prapa syve tuaj. Për mua kanë qenë kohë të frikshme dhe të mrekullueshme njëkohësisht.

Megjithëse është e frikshme, por gjithkush dëshiron të shihet, të njihet. Të njohë shpresat dhe frikërat që fshihen pas një buzëqeshje të kulturuar apo një vrenjtje vetullash. Dëshiron t'i shihet dashuria e vërtet, qëllimet, dhe mirësia naturale. Ajo që dëshirohet më shumë është që brendësia juaj më e thellë, - ajo brendësi së cilës i ndodhin gjëra, që gjendet në këtë valë jete dhe mundohet t'i japë kuptim asaj, përpara se të mbarojë - të vlerësohet nga dikush.

Kjo ka dy anë: të tjerët dëshirojnë të shihen nga ju. Pararësisht faktit që "persona" pas syve tuaj mund të shihet, kjo është diçka e mirë. Kur dikush sheh prapa syve tuaj, është diçka e mirë pasi e shfaqni të vërtetën në shesh, prioritetin më të rëndësishëm, që nëse jeni apo jo dakord me të. Kur dikush e kupton këtë sens nga ju, që ai ose ajo ekziston për ju si person, - jo si dhimbje barku apo si dikush me të cilin duhet të dalë, të darkojë, të bëjë rutinën e shtratit, telefonatat apo përvojat seksuale - atëherë është shumë më e lehtë të zgjidhni problemin në fjalë, çfarëdo qoftë ai.

Të ndjerit shtresat më të thella të njerëzve, ju ndihmon dhe ushqen në disa mënyra. Për shembull, kisha një kushërirë me një zemër të madhe, por që kishte një personalitet të vështirë, dhe kjo më tërbonte. Më në fund, fillova të imagjinoj sikur të qenit me të, është njëjtë si të shohësh një zjarr të madh pas një gardhi me tela e gjëmba të mëdhenj. U përqendrova mbi dashurinë që rrezatonte duke ngrohur zemrën time. Kjo na ndihmoi të dy.

Si?
Këtë javë, me njerëz të ndryshëm, kuptoni sensin e personit prapa syve. Nuk është një diskutim shikimi; mund t'ju ndihojë të shihni përtej, që të mos çorientoheni nga detajet e lëkurës. Në fakt këtu po përdor fjalën "shoh", por mund të dëgjoni edhe personin pas fjalëve apo të ndjeni personin teksa është ulur përballë jush.

Merrni një çast për t'u qetësuar dhe formoni mendimet tuaja për pesonin, nxirrni një konkluzion për të, qoftë edhe në mënyrë krisësve apo mbrojtëse duke vepruar në mënyrë problematike, por duke u mbështetur tek dëshira e zjarrtë për lumturi dhe një mënyrë për të ecur përpara në jetë.

Mund të ndjeni gjithashtu qenien tuaj më të thellë, dhe më pas imagjinojeni atë kor, atë ndjesinë e të qenit gjallë, recetën e përvojës, atë për të cilin jeta është e vështirë ndonjëherë, brenda personit tjetër.

Lëreni personin të tregojë fytyrën sipas mënyrës së tij. Jini të guximshëm dhe lëreni të shohë që ju po e shihni.

Vini re se si ky shikim do ndryshojë rrjedhën e ndërveprimit me të - ndoshta duke e zbutur, bërë më transparente, për të shkuar kështu drejt një zgjidhjeje më të shpejtë e të fisme.

Është mirë që ta ngrini temën e diskutimit në atë nivel, sa të shikoni që jeni duke u parë me njëri tjetrin. Ky lloj bashkëbisedimi mund të transformojë një marrëdhënje.

Dhe në fund, shijoni duke qenë vetë një person, kanali mbi të cilin jeta juaj rrjedh - me disa burime të pasura të personave rreth jush./Oculus News
Previous Post Next Post