ISIS po vjen në Europë bashkë me refugjatët


ISIS po vjen në Europë bashkë me refugjatët
“Dy në çdo 100 emigrantëve sirianë janë luftëtarë të ISIS-it”,- kjo ishte deklarata e ministrit libanez të Arsimit, i cili ia adresojë Kryeminstrit të Britanisë së Madhe, Davit Cameron. Elias Bousaab, tregon se ekstremistët e ISIS-it, përzgjedhin disa  luftëtarë të mbuluar si refugjatë dhe i dërgojnë në Evropë.

Shumë nga të përzgjedhur janë edhe fëmijë që merren nga bankat e shkollës dhe trajnohen në kampet e ISIS. “Rekrutimi fëmijëve po bëhet një situatë shumë e rrezikshme, bota duhet të  zgjohet dhe të bëjë diçka” -tha ai. Nëse është e vërtetë, kjo do të thotë se 400 nga  20.000 refugjatë, që  Britania ka premtuar për të pranuar deri në vitin 2020, janë xhihadistë që po vijnë të  ‘mbuluar’ për të sulmuar Perëndimin.Xhihadistet

Paralajmërimi erdhi gjatë vizitës që Cameron bëri në kampet e refugjatëve në Liban dhe Jordani. Bousaab tha se duhet një bashkëpunim më i madh në luftën ndaj Shtetit Islamik, pasi sipas tij ISIS është në një rritje të vazhdueshme dhe më e frikshmja është se ata kanë rekrutuar edhe një numër të madh fëmijësh. “Bota duhet të zgjohet e të bëjë diçka për këtë”, tha Elias Bousaab.
Previous Post Next Post